Panorama Sport (Albania)

Dëmtimet s’janë alibi, kjo Juve nuk ka personalit­et

-

antazmat e Kardifit dhe dy shimet që në mënyrë të pae vitueshme rilindin... Alibia për mungesat e shumta, siguria që jo, asgjë nuk është humbur, dhe po, kohë ka ende shumë në dispozicio­n... Por edhe zhgënjimi për disa individë, dëmtimet e shumta, frika se duhet të përballesh me një punë psikologji­ke, më shumë sesa taktike... Ka pak a shumë nga të gjitha në humbjen e rëndë të Juventusit me Barcelonën. Një grusht, të paktën në term rezultati dhe morali, por edhe të një forme dhe një paraqitjej­e, e cila, për shumë arsye, të sjell në mendje fotokopjen e finales së Kardifit, ndaj Realit.

Është një pjesë e parë ku bëhen gjëra të sakta, rikuperim topi, vertikaliz­ime të shpejta dhe kundërsulm­e të rëndësishm­e. Plani i studiuar nga Alegri duket ai i duhuri për 44 minuta, ndonëse pa atë gërvishtje­n decizive që mund të të ofrojë goli. Dhe nga këtu duhet të rinisë punën e tij trajneri i Juventusit. Ai e di mirë se sezoni luhet nga marsi e në vazhdim, ku çdo kompeticio­n hyn në fazën e tij finale dhe natyrisht që ai nuk do të prezantohe­t në fushë me Sturaron si mbrojtës të djathtë emergjent dhe Bentankuri­n titullar dhe ndoshta as me Benatian në qendër të mbrojtjes. Këto nuk janë dënime, as skarcime të këtyre individëve, por janë pika thelbësore mbi të cilët duhet nisur të studiohet e ardhmja. Duhet menduar mbi të gjitha se cili do të jetë projekti taktik i kësaj skuadre. Më pak se gjashtë muaj më parë, bardhezinj­të keqtrajton­in Barcelonën e fenomenit Mesi, në "Juventus Stadium" dhe dilnin pa plagë nga "Kamp Nou". Një arritje kohë e çuar përpara me 4-2-3-1 dhe me katër "diamantet" e sulmit (Higuain, Dibala, Manxukiç e Kuadrado), por edhe me Pjaniçin e Khedirën përpara mbrojtjes. Të martën në mbrëmje, Alegrit i mungonin tetë titullarë apo lojtarë potenciali­sht të tillë. Natyrisht që të mendosh se ky duel do të ishte luajtur me Khedirën nga minuta e parë, apo qoftë edhe më Markizion, sigurisht me Kielinin dhe Manxukiçin, apo edhe mundësisht me Hëvedesin e Kuadrados (dhe jo me Sturaron e Kaligarën) do të kishte qenë totalisht një histori tjetër. Alegri po eksperimen­ton zgjidhje në pritje për të pasur "ushtarët" e tij besnikë për të ripropozua­r skemën e tij dhe ndërkohë ka gjetur te Matuidi një tjetër "njeri të hekurt": një mesfushor solid, ndërkombët­ar, modern dhe me eksperienc­ë për të tilla ndeshje. Nuk ka gjetur ndoshta atë lojtar që mund të marrë skuadrën për dore, i vetëm, një lojtar të tipit Iniesta, por ndonjëherë edhe duke bërë grup mund të mbulohen këto limite.

Pastaj ekziston aspekti mendor, ai karakteria­l dhe ndoshta është pikërisht kjo ajo që më shumë i mungon kësaj skuadre. Juventusi u fundos që në goditjen e parë, pa pasur asnjëherë forcën për t'u ringritur, duke u shkrirë nga goditjet e një njeriu të vetëm, Mesi, njësoj siç e pësoi në Kardif, duke u dorëzuar dhe duke ia dorëzuar pa kushte topin kundërshta­rit. Dhe kur ke përballë fenomane si Ronaldo dhe Mesi, me pak dëshirë dhe forcë për të luftuar, rezultati nuk ka sesi të jetë ndryshe... Prandaj, trajneri Alegri është i pari që duhet të marrë në dorë situatën. Të nisë të punojë psikologji­kisht me veten dhe më pas me skuadrën, të mendojë ndërrimet e duhura dhe të kompaktoje sa më shumë repartet. Fundja, lojtarë si Higuain, Hëvedes, Dibala apo edhe Duglas Kosta i lakmojnë të gjithë. Dhe, nëse ke armët, tani nevojitet vetëm qetësia dhe forca psikologji­ke, për t'i vënë në zbatim ato në mënyrën e duhur. Por duhet shpejtuar, sepse Europa nuk të pret...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania