Panorama Sport (Albania)

Ronaldo, Bufon e Ibra, 10 ikona që s'e kanë fituar Champions-in

-

Ndoshta, nuk do të kenë nevojë për një kupë si ajo me "veshët e mëdhenj" që emri i tyre të mos kujtohet përjetë, pasi tashmë janë pjesë e historisë së këtij sporti. Por, ndoshta, një trofe si Champions-i është më shumë prestigj sesa një fiksim dhe tashmë është bërë si çështje "mode" që një emër i madh ta ketë të paktën një herë në duart e tij, sepse shpeshherë ky trofe të dërgon edhe te fitimi i "Topit të Artë". E përditshmj­a spanjolle "As" ka publikuar, sipas një sondazhi, 10 ikona të futbollit europian e botëror, të cilët, edhe pse nuk e kanë fituar këtë kupë, janë dhe do të mbeten gjithsesi të paharruesh­ëm, shumë prej tyre të tërhequr, por ka edhe nga ata ende në aktivitet siç mund të jetë portieri i Juventusit, Xhanluixhi Bufon. Por ky i fundit, edhe nëse nuk do t'ia dalë, do të mburret me faktin se ka fituar një Botëror dhe gjithçka në Itali. E njëjta gjë edhe për Ronaldon, të cilit i mungon Champions-i, por jo Botërori dhe trofe të tjerë me klube të ndryshme. Françesko Toti është gjithashtu një legjendë, gjermani Mikael Balak po ashtu (Toti e Balak kanë fituar Botërorin), apo për t'u rikthyer akoma më pas në kohë te futbollist­ë si Rud Van Nistelroi, Fabio Kanavaro, Pavel Nedved e deri te francezi Erik Kantona. LISTA ME 10 IKONAT E MËDHA TË "AS"-it * Ronaldo Nazario Da Lima (i tërhequr në 2011-ën)

* Xhanluixhi Bufon

(në aktivitet)

* Zlatan Ibrahimovi­ç

(në aktivitet)

* Mikael Balak

(i tërhequr në 2012-ën)

* Rud Van Nistelroi

(i tërhequr në 2012-ën)

* Pavel Nedved

(i tërhequr në 2009-ën)

* Denis Bergkamp

(i tërhequr në 2006-ën)

* Erik Kantona

(i tërhequr në 1997-ën)

* Fabio Kanavaro

(i tërhequr në 2011-ën)

* Françesko Toti

(i tërhequr në 2017-ën)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania