Panorama Sport (Albania)

Venger, thumba Mout: Prioritet Premier Ligën

Trajneri: Champions-in ta meritojmë, pa rrugë të shkurtra

- Përgatiti: LEDIO NASE

Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, ka deklaruar se Ligën e Europës nuk e sheh si një rrugë për të shkuar në Ligën e Kampionëve. Pasi nuk arriti kualifikim­in në skenën elitare europiane sezonin e kaluar (ndërsa ishte kualifikua­r për 19 herë radhazi), skuadra e drejtuar nga trajneri francez do nisë aventurën në Ligën e Europës përballë gjermanëve të Këlnit, sot në orën 21:05.

"THUMBA" MOU-t - Triumfi në Ligën e Europës do i mundësonte anglezëve një vend të siguruar në Championsi­n e vitit të kaluar, e njëjta rrugë që ndoqi Mançester Junajtid me Zhoze Murinjon sezonin e kaluar, por Venger beson se mënyra më e mirë për të arritur objektivin për vitin që vjen, do të jetë përmes renditjes në Premier Ligë: "Nuk e llogarisim si shansin e vetëm për kualifikim në Ligën e Kampionëve", u shpreh Venger në konferencë­n për shtyp të ditës së djeshme. "Është njëra nga mundësitë, por jo e vetmja. E kam thënë disa herë dhe përsëris se rruga më e mirë është klasifikim­i mes katër të parave në Premier Ligë".

SYTË NGA ÇELSI - Gjatë sezoneve të fundit Venger ka pasur shpeshherë probleme me rezultatet e tij në krye të

Arsenalit, megjithatë beson se angazhimi i mesjavës në Ligën e Europës nuk do të shfaqet si lodhje në rezultatet e "topçinjve" në kampionat. Arsenalin e pret përballja në "Stamford Brigde" kundër Çelsit, ditën e diel, me trajnerin francez që ka menduar

rotacionin sot kundër Këlnit: Çelsi është një mënyrë e mirë për të treguar se do të luajmë shanset tona me të mëdhatë e Premier Ligës", komentoi Venger në lidhje edhe me menaxhimin e skuadrës, mes Europës dhe kampionati­t: "Nuk duhet të gjejmë alibi, tri

ditë janë të mjaftueshë­m për të mbledhur forcat". Peter Çeh, Loren Koshielni, Aleksandre Lakazet, Dani Uellbek, Granit Xhaka, Mesut Ozil dhe Aron Ramsej qëndruan jashtë seancës stërvitore të ditës së djeshme, ndërsa pritet të qëndrojnë jashtë formacioni­t ndaj kundërshta­rëve gjermanë. Aleksis Sançez pritet të jetë në 11-shen fillestare për herë të parë këtë sezon.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania