Panorama Sport (Albania)

Nuk ka prova, bie akuza mbi atletët rusë

-

as kaosit, polemikave, përfshirje­s së politikës dhe me qëndrimet e Putinit dhe Mutkos, pas përjashtim­it nga Botërori, Paraolimpi­ada dhe nga gjithçka tjetër... Pas akuzave të rënda për një skandal që u quajt “dopingu i shtetit”... Pas të gjitha këtyre, Rusia del e pastër. Po. Është e vërtetë. Sepse Agjencia Botërore e Antidoping­ut ka vendosur që të shpallë të pafajshëm dhe të heqë akuzat për 95 atletë nga 96 të tillë për dopingun. Sipas “New York Times”, kjo agjenci nuk ka prova të mjaftueshm­e për t’i shpallur fajtorë sportistët. “Provat që zotërohen nuk janë të mjaftueshm­e për të zyrtarizua­r apo për të vërtetuar përdorimin e substancav­e të palejueshm­e nga ana e këtyre 95 atletëve”, shkruan drejtori i agjencisë Oliver Nigli. S’KA PROVA

Agjencia botërore e antidoping­ut u dorëzua dhe ngriti duart përballë një sistemi të mbrojtur mjaft mirë. Riçard Meklaren, investigue­si që kaloi shumë kohë me këtë çështje dhe që analizoi shumë skemat e sistemit rus, identiÞ koi afro mijëra atletë, ka dhënë indicie që janë shumë të vështira për t’u vërtetuar të gjitha këto akuza, sepse Moska ka shkatërrua­r të gjithë kampionët e urinës, të cilët mund të shërbenin si provë. Mirëpo, në fakt, as “WADA” nuk duket se ka qenë e interesuar për t’i shkuar deri në fund kësaj çështjeje dhe nuk bëri kërkime në të gjitha pistat. Për shembull, asnjëri nuk ka marrë në pyetje Grigori Rodçenkov, ish- drejtorin e laboratori­t antidoping në Rusi, i cili aktualisht jeton i mbrojtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania