Panorama Sport (Albania)

Shkëndijë e Muzakës, fiket për dy minuta Shkëndijë e Muzakës, por Skënderbeu fiket për dy minuta

Daja: Daja: Na Na penalizuan penalizuan dëmtimet, synojmë vendin vendin e e dytë dytë Trajneri Trajneri i i Dinamos: Dinamos: Mendova Mendova disfatën disfatën me me shqiptarët shqiptarët

- BESAR BOZGO

Skënderbeu e nis keq aventurën në grupet e Ligës së Europës. Korçarët janë mundur 3-1 në Kiev nga Dinamo vendëse, ndonëse pjesën e parë e kanë mbyllur në avantazh 1-0. Një aksion perfekt me një finalizim shumë të saktë të Muzakës ka krijuar idenë se bardhekuqt­ë mund të vazhdonin surprizën në Europë. Por, pjesa e dytë është e gjitha për t'u harruar, kur Dinamo përmbys gjithçka në dy minutat e para të atij fraksioni dhe më pas vulos Mbokani rezultatin përfundimt­ar. Një Skënderbe me dy fytyra, i cili në pjesën e parë luan mirë, ka saktësi dhe rrezikshmë­ri, ndërsa në të dytën ndihet lodhja, shtohen gabimet dhe mungojnë thuajse fare aksionet.

Pjesa e parë

Loja nis e qetë me vendësit që mundohen të vendosin diktatin në fushë. Por, aksioni i parë i ndeshjes i përket Skënderbeu­t. Në të 9-ën është Muzaka që shërben në të djathtë për Vangjelin, i cili kroson në zonë për Xhejms që kontrollon topin dhe provon goditjen në portë, por topi kalon larg shtyllës pingule. Korçarët luajnë të qetë dhe pa presion. Në një moment është Soue që i afrohet golit, por topi i goditur prej tij kalon ngjitur me shtyllën pingule. Megjithatë, ukrainasit janë sërish më kërkues në fushë me Vidën e Sidorçuk, të cilët janë gjithmonë të rrezikshëm. Në të 30-ën, pas një aksioni të gjatë të vendësve, topi përfundon te Gramash që e zotëron atë në zonë, por pengohet në mënyrë të parregullt nga Mici. Pavarësish­t se duket një penallti e pastër, arbitri nuk mendon kështu dhe vazhdon loja. Atëherë kur nuk pritej, godasin korçarët. Në të 39-ën ka një aksion perfekt të Skënderbeu­t me katër pasime. Jashanica në të majtë shërben për Xhejms në mesfushë, i cili me finte kalon topin për Soue, që pason për Muzakën që shfrytëzon hapësirën e

nevojshme dhe, me një gjuajtje shumë të bukur me të djathtën, shënon dhe kalon korçarët në avantazh, 0-1. Pjesa e dytë

Minutat e para të së dytës përcaktojn­ë edhe fatin e sfidës. Vendësit përmbysin gjithçka brenda dy minutash. Në të 47-ën është Kadar që shërben për Mbokanin, që pason direkt për Sidorçuk, i cili godet nga rreth 30 metra duke realizuar një eurogol me Shehin që e ka të pamundur ta ndalë topin, 1-1. Korçarët hutohen dhe pas dy minutash, Osmani humbet topin në të majtë që ia merr mirë Sidorçuk, i cili pason për Gonzales në të djathtë që jep një asist në zonë për Moraes që shënon me portën e boshatisur, 2- 1. Bardhekuqt­ë janë thuajse inekzisten­të në këtë fraksion loje. Nuk kanë më rrezikshmë­rinë e pjesës së parë, në një kohë që ndihet lodhja fizike. Në të 65-ën vuloset gjithçka. Krosim nga këndi dhe Mici që ndal në mënyrë të parregullt Kadar dhe arbitri akordon penallti. Nga pika e bardhë është Mbokani që godet dhe shënon me Shehin që e prek topin, por nuk arrin ta devijojë jashtë, 31. Daja hedh në fushë tre të rinjtë, Gavazaj, Sahiti dhe Aliti. I pari është më i lëvizshmi dhe në 2-3 momente krijon rrezik te vendësit, por pa arritur të finalizohe­t aksioni. Minutat e fundit nuk prodhojnë asgjë dhe ndeshja mbyllet 3-1 me korçarët që e nisin në mënyrën më të keqe aventurën e tyre të dytë në grupet e Ligës së Europës. Tashmë, Skënderbeu do të presë në Elbasan skuadrën e Jang Bois pas dy javësh.

 ??  ?? Lojtarët e Skënderbeu­t duke festuar golin e Muzakës
Lojtarët e Skënderbeu­t duke festuar golin e Muzakës
 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania