Panorama Sport (Albania)

Stadiumi i Kombëtares, punonjësit 4 muaj pa rroga

Mirëmbajtë­sit e impiantit "Loro Boriçi", të harruar në prag të ndeshjes me Italinë

- SENAD NIKSHIQI

Asnjë prej lojtarëve të Vllaznisë, stafit teknik, por edhe punonjësve të tjerë që janë pjesë e klubit Vllaznia, nuk janë paguar prej afro 4 muajsh. Bllokimi i llogarive bankare për shkak të sekuestros preventive të vendosur për një borxh prej 76 mijë eurosh ndaj Gea

Sport, ka bërë që askush të...

Asnjë prej lojtarëve të Vllaznisë, stafit teknik, por edhe punonjësve të tjerë që janë pjesë e klubit Vllaznia, nuk janë paguar prej afro 4 muajsh. Bllokimi i llogarive bankare për shkak të sekuestros preventive të vendosur për një borxh prej 76 mijë eurosh ndaj Gea Sport, ka bërë që askush të mos paguhet në klub.

PROBLEMATI­KA - Kjo, natyrisht që ka sjellë pakënaqësi te një pjesë e mirë e atyre që janë në kontratë nga sezoni i kaluar, por tashmë me frikë janë edhe disa prej lojtarëve që sapo kanë firmosur me kuqeblutë për sezonin e ri. Pa pagesa gjatë kësaj periudhe janë edhe punonjësit e stadiumit "Loro Boriçi". Mund të jenë rreth 10- 15 punonjës, të cilët nuk paguhen. Ndryshe nga pjesa tjetër, punonjësit e stadiumit kanë paga shumë më të vogla dhe e ndiejnë më shumë se të gjithë kur nuk paguhen në çdo muaj, siç duhet të ndodhë zakonisht. Klubi Vllaznia, aktualisht, në total ka një borxh prej afro 300 milionë lekësh (të vjetër), të pranuar edhe zyrtarisht nga Bashkia Shkodër. Ndërsa më përpara ky borxh kundërshto­hej nga drejtuesit e Vllaznisë dhe cilësohej si një shpifje dhe dashakeqës­i, tashmë, prej ditësh nënkryetar­ja e bashkisë, Emilia Koliqi, pranoi në një prej mbledhjeve të këshillit bashkiak borxhin prej 300 milionë lekësh ( të vjetër) duke vërtetuar të gjitha publikimet mediatike.

BORXHI - Tashmë ky borxh me shumë gjasa do të thellohet sepse ende askush nuk paguhet te Vllaznia. Kampionati sapo ka nisur dhe kuqeblutë e nisën me këmbën e mbarë, duke fituar në Lushnje në sfidën e parë të këtij sezoni në kampionat dhe duke barazuar në transfertë me Kastriotin në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Teksa sezoni ka filluar, shqetësues­e mbeten pagat e prapambetu­ra. Punonjësit e stadiumit "Loro Boriçi", sipas burimeve, ndodhen në një situatë të vështirë

ekonomike, por nuk mund të prononcohe­n nga frika e largimit nga puna. Në impiantin e rindërtuar në Shkodër do të luhet ndeshja ShqipëriIt­ali dhe janë këta punonjës që do ta mirëmbajnë, por më parë, minimalish­t duhet që t'u jepet paga mujore.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania