Panorama Sport (Albania)

Milan me pesë “yje”, Montela: Ekipi më bindi

Tripletë e Andre Silvës, gol Suso, dy asiste dhe gol edhe për Çalhanoglu­në

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Rezulton më e lehtë se ç'pritej premiera sezo nale e Milanit në grupet e Ligës së Europës. Modul i ri me Kaliniç dhe Andre Silvën në majën e sulmit të mbështetur nga fantazia e turkut Hakan Çalhanoglu.

Kur nuk është konsumuar ende 60-sekondëshi i parë, turku i Milanit rrezikon të zhbllokojë sfidën me portierin Hanxhikiç që e kupton se e pret një mbrëmje e vështirë. Kuqezinjtë e nisin vrullshëm dhe goli i parë vjen në minutën e 7-të me Çalhanoglu­në, i cili, nga brenda zonës dhe në pozicion të prirët, shpalos të djathtën e tij me një goditje që përfundon në trekëndësh­in më të largët. Montela inkurajon të tijtë, të cilët dy minuta më pas dyfishojnë me Andre Silvën. Përsëri protagonis­t numri 10 kuqezi që, pasi u vjedh një top mbrojtësve kundërshta­rë, pason për portugezin, i cili e dërgon topin pas shpinës së portierit të Austrisë. Humbja ndaj Lacios duhet harruar dhe mënyra më e mirë është me fitore bindëse. Djemtë e Montelës e kuptojnë që është mbrëmja e duhur dhe Kaliniç, në pamundësi për të shënuar vetë, pason për Andre Silvën, i cili shënon edhe golin e dytë personal dhe të tretin e mbrëmjes. Ekipi i ish-bavarezit Torshten Fink tenton reagimin, por Austria nuk është Bajerni dhe rrezikon të pësojë "pokerin" që në pjesën e parë. Donaruma duket i pashqetësu­ar dhe i vetmi rrezik në 45 minutat e para i vjen në

minutën e 17-të nga një goditje dënimi dhe nga Bilja që rrezikon autogolin. Me një tjetër përpjekje nga vendi të Çalhanoglu­së mbyllet pjesa e parë.

Në 45 minutat e dyta, refreni është i njëjti me Milanin që bën lojë e sulmon dhe Austrinë që, falë individual­iteteve, mundohet të reagojë duke shënuar edhe një gol falë Borkoviç, i cili në pjesën e parë kishte zëvendësua­r të dëmtuarin Vesterman. Djemtë e Fink përpiqen për të gjetur një realizim që do të rihapte ndeshjen, por Andre Silva vendos që duhet të marrë topin në shtëpi. Pasim në zonë i Kesit dhe portugezi nuk fal duke shënuar golin e "pokerit" kuqezi. Pesë minuta më vonë, edhe Suso (një minutë pasi ka hyrë në fushë për të zëvendësua­r Nikola Kaliniç) shënon emrin e tij në tabelën e golashënue­sve. Spanjolli është me fat, pasi goditja e tij nga larg

devijohet aq sa për të shmangur ndërhyrjen e portierit kundërshta­r. Me minutat e mbetura që kalojnë mes ndërrimesh nga të dy kampet dhe Milanin që administro­n energjitë, mbyllet edhe sfida në "Ernst Hapel" të Vjenës. Herën e fundit në këtë stadium, "Djalli"

kishte humbur një finale kupe kampionesh ndaj Ajaksit, ndërsa mbrëmë pas 1286 ditësh rikthehet të luajë një ndeshje në Europë, pa përfshirë këtu paraelimin­atoret. Fitore bindëse dhe vend i parë në grup, më mirë se kaq ishte e vështirë. "Aroma" e Europës i bën mirë Milanit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania