Panorama Sport (Albania)

Berisha mund Runin, Strakosha përmbys Rashicën

Etriti ndal për 66 minuta Runin, Thomasi vuajti asistet e Rashicës, por ia doli

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Rikthimi në Europë i Etrit Berishës dhe i Atalantës është si një përrallë e bukur. 3-0 përballë anglezëve të Evertonit, me portierin shqiptar që mban portën të paprekur përballë të frikshmit Uejn Runi, një kampioni që numëron Champions dhe Botëror për Klube të fituar, dhe tri pikët e para në fazën e grupeve për italianët. 26 vite pas herës së fundit, bergamaskë­t ofrojnë një ndeshje fenomenale, 3-0 që në pjesën e parë, një keqtrajtim që ishullorët as nuk e kishin imagjinuar edhe në ëndrrën e tyre më të frikshme. Grupi E tashmë udhëhiqet nga skuadra ku luan portieri i Kombëtares së Shqipërisë, pasi në ndeshjen tjetër, Lioni ndalet në Qipro, kundër Apollon Limasolit, prandaj fitorja e djeshme vlen më shumë se tri pikë për zikaltrit. Suksesi startoi me golin e një mbrojtësi, Masielos, në minutën e 27-të, i cili u gjend në vendin dhe në kohën e duhur, pas një goditjeje këndi, ndërsa më pas, në të 41-ën, lideri i skuadrës Gomez gjen një "perlë alla Del Piero" nga jashtë zone, përpara se një minutë nga fundi, fantazisti Kristante të blindonte tri pikët, duke finalizuar në rrjetë një kundërsulm perfekt. Kaq mjafton që ndeshja të mbyllet, pasi në pjesën e dytë, Evertoni dorëzohet totalisht, aq sa Kuman vendos t'i kursejë disa minuta edhe Uejn Runit, duke e nxjerrë nga

fusha në minutën e 66-të, pasi gjithçka kishte përfunduar me kohë dhe shifrat nuk ndryshuan deri në fund. Atalanta feston, Berisha fiton duelin me Runin, pasi në pjesën e parë ndali tentativat e tij pa problem, ndërsa në fraksionin e dytë ishte një "spektator" pa biletë në

fushë, përveç një tjetër goditjeje të ish-kapitenit të Anglisë, përpara se të linte fushën. RASHICA-STRAKOSHA Një ndër sfidat më të rëndësishm­e dhe spektakola­re të natës së djeshme ishte derbi i trevave shqiptare mes Milot Rashicës dhe Thomas Strakoshës.

Mesfushori kosovar i Viteshes priste në shtëpi portierin shqiptar të Lacios, në një duel që pati një mori me emocione, por në fund pa italianët që të fitonin me përmbysje. Rashica ishte protagonis­t absolut i sfidës, duke qenë se dy golat e skuadrës së tij, një në të 33-

ën dhe tjetri në të 57-ën, respektivi­sht nga Matavzh dhe Linsen nisën nga dy pasime të tij: i pari në gjysmë lartësie, ndërsa tjetri i fortë dhe tokazi dhe që të dy përfunduan në rrjetë. Strakosha nuk kishte sesi t'i ndalonte ato, por përgjigjet në rastet e tjera, duke e mbajtur Lacion në lojë në

të dyja herët që ishte në disavantaz­h, sidomos pas goditjes së Bruns që mund të kishte mbyllur sfidën. Por në pjesën e dytë, trajneri Simone Inzagi mori masat dhe duke hedhur Imobilen në lojë ndryshoi gjithçka, duke arritur që jo vetëm të barazonte dy herë rezultatin, me Parolon dhe aksionin fantastik me thembër në zonë, të konkretizu­ar nga Imobile, por në fund gjeti edhe golin e përmbysjes dhe të fitores me Murxhian, në të 75ën, i cili përfitoi nga një stopim i gabuar i një mbrojtësi rival në zonë. Kaq mjafton që Lacio të kalojë nga ferri në parajsë, brenda një pjese loje.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania