Panorama Sport (Albania)

Ze Maria, leksion me tone të larta për 30 minuta ekipit

"Merrni si shembull ndeshjen ndaj Kukësit, ndryshe do t'i kemi punët pisk për ngjitjen”

- ADELA MERKO

Ze Maria "shkund" Ti ranën. Braziliani pret shpërthimi­n e ekipit dhe një gjë të tillë e do duke filluar nga java e parë me Ilirinë. Trajneri, edhe pse shfaqi rezerva në deklaratën e dhënë për mediat pas ndeshjes, nuk e ka lënë me kaq, pasi kritikat ua ka përcjellë edhe lojtarëve. Dhe këtë e ka bërë pikërisht dje, pak para se të niste seanca stërvitore. Ai e mblodhi grupin në ambientet e brendshme të "Skënder Halili"-t për të zhvilluar një analizë të detajuar. Hoze Marselo Ferreira priste që skuadra e tij të fitonte me goleadë, por nuk u ka besuar syve kur pa që ekipi pësoi gol që në pjesën e parë. Qetësia erdhi pas përmbysjes me dopietën e Karabecit, megjithatë trajnerin nuk e ka zënë vendi. Ze Maria ka zhvilluar jo pak, plot 30 minuta leksione. Më shumë se për të evidentuar gabimet në stadiumin "Besa", ai është munduar që të motivojë dhe mobilizojë bardheblut­ë para startit të Kategorisë së Parë. Gazeta është munduar që të zbardhë një pjesë të fjalimit që ka mbajtur numri një i stolit, i cili prerazi i ka thënë skuadrës që tashmë pret shpërthimi­n. Ngjitja në elitë, sipas tij, ka vetëm një rrugë: të merret maksimumi në çdo ndeshje. "Nuk e prisja që të shkonte kështu. Unë pretendoj që të rritemi nga ndeshja në ndeshje dhe jo të bëjmë hapa

prapa. Nga sot e në vazhdim, pres që si shembull të merrni finalen ndaj Kukësit, atë paraqitje pres. Nuk duhet t'i nënvlerëso­ni kundërshta­rët, por t'i merrni që të gjithë seriozisht, qofshin ato më të dobët se ne. Vetëm kështu mund të ngjitemi në Superiore, pasi në të kundërt, do e

kemi punës pisk. Në Kavajë nuk ju pashë shumë të përkushtua­r. Por kjo është e fundit herë që unë shoh të tillë lojë dhe të tillë angazhim në fushë, nga e radhës, që luhet të shtunën, pres një Tiranë ndryshe në fushë, Tiranën time", me këto fjalë u është drejtuar lojtarëve braziliani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania