Panorama Sport (Albania)

20 mijë gjermanë tronditin Londrën, por fiton Arsenali

Trazira të frikshme përpara ndeshjes, takimi u shty me një orë për çështje sigurie

-

Tifozët e Këlnit ndoshta tentuan t'i trembin londinezët, tifozët e Arsenalit dhe futbollist­ët e Arsen Vengerit me vandalizma gjatë paradites dhe përpara zhvillimit të takimit, por në fushën e gjelbër, "topçinjtë" bënë ligjin. Edhe pse në pjesën e parë mund të dukej sikur trazirat që paraprinë sfidën kishin ndikuar, duke qenë se Këlni kaloi në avantazh që në minutën e 9-të me Kordoban dhe e ruajti atë deri në fund të pjesës së parë, në fraksionin e dytë të lojës, Arsenali u zgjua. Protagonis­t dhe njeriu i ndeshjes ishte Kolasinac. Ish-mbrojtësi i Shalkes jo vetëm barazoi shpejt (49'), por frymëzoi lojën e skuadrës së tij, derisa Aleksis Sançez në të 67-ën dhe Hektor Bejerin nëntë minuta nga fundi, vunë rezultatin në kasafortë dhe vendosën rezultatin final GOLAT: Kolasinac 49', Sançez 67', Bejerin 81' / Kordoba 9' ARSENAL (3-4-3): Ospina; Holding (Kolasinac 45') Mertezaker, Monreal; Bejerin, Iuobi (Uilsher 68'), Elneni, Maitland-Nils; Uallkot (Nelson 82'), Zhiru, Sançez. Trajner: Arsen Venger

KËLN (4-1-4-1): T. Horn; Klunter (Osako 78'), Mere, Heinz, Raush; Lehman; Zoler (Rise 65'), Hoger, Hektor (Jojiç 35'), Bitenkurt; Kordoba. Trajner: Peter Stoger

ARBITËR: Havier Estrada (Spanjë)

KARTONË TË VERDHË: Nuk ka

në shifrat 3-1.

TRAZIRAT - Tifozët e Këlnit detyruan policinë angleze dhe UEFA-n që të marrë vendimin për shtyrjen me një orë të fillimit të takimit mes Arsenalit dhe skuadrës gjermane. Rreth 20 mijë tifozë kishin udhëtuar nga Gjermania për këtë ndeshje, duke

dhuruar spektakël në rrugën e Londrës gjatë gjithë paradites së sotme. Por situata u kthye shpejt në kaotike para stadiumit ku do të luhej ndeshja. Fillimisht, grupi i madh i tifozëve ka tentuar të futet pa bileta në zonën e tifozëve miq, ku kishin të rezervuara vetëm 2900 bileta. Ndërsa më pas, ata kanë bllokuar tifozët e Arsenalit të hyjnë në tribunat e tjera. Ndërkohë, dyshohej se shumë prej tyre kanë blerë biletat mes tifozerisë vendase dhe duke llogaritur se mes mbështetës­ve të Këlnit ka shumë ultras që klasifikoh­en si huliganë të rrezikshëm, për çështje sigurie është vendosur që të shtyhet fillimi i ndeshjes në mënyrë që të kontrolloh­en të gjithë. Gjithsesi, policia e Londrës ka arritur që të administro­jë situatën, duke shpërndarë turmën, ndërsa gjatë ndeshjes e mbikqyri atë me siguri maksimale, ku nuk munguan forcat speciale.

 ??  ?? Moment nga trazirat e ditës së djeshme në Londër, nga tifozët e Këlnit
Moment nga trazirat e ditës së djeshme në Londër, nga tifozët e Këlnit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania