Panorama Sport (Albania)

Zaneti: Jam djalë muratori, flokët i prisja me tas

$ësoi tërhe%je të &icepsit femoral gjatë një dueli me Taulant 'hakën në (hampions

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Pol Pogba i është nën shtruar një skaneri me dyer të mbyllura në qendrën stërvitore të Mançester Junajtid pas tërheqjes muskulore, që ai pësoi në kofshën e majtë gjatë një dyluftimi me Taulant Xhakën, në ndeshjen kundër Bazelit. Mesfushori francez, i cili la fushën në minutën e 1w-të dhe u largua nga "Old Trafford" me paterica mbrëmjen e së martës, postoi një foto në "Instagram" i shoqëruar nga familja e tij pas kryerjes së skanerit në "Carrington", me diciturën: "Kur ti e di që gjithçka do të jetë në rregull". Megjithatë, kjo është tërheqja e dytë që 24-vjeçari pëson në harkun e 6 muajve dhe Zhoze Murinjo ka frikë se ai do të jetë pa shërbimet e yllit të tij deri në pushimet ndërkombët­are të muajit të ardhshëm. Dëmtimi i Pogbasë, i cili rrezikon ta lërë atë jashtë edhe gjatë gjysmës së muajit tetor, i hap derën Ander Herrerës, i cili mungoi në skuadrën anti- Bazel vetëm për shkaqe teknike. Tekniku portugez uron për ta pasur në dispozicio­n Pogbanë për ndeshjen kundër Liverpulit në "Anfield" më 14 tetor, por deri atëherë, do t'u besojë Felainit dhe Herrerës. Lajmi i vetëm i mirë është se në tetor ndërpritet kampionati dhe nisin ndeshjet ndërkombët­are, çka do të thotë se ndeshjet që do të humbasë Pogba me "djajtë e kuq" janë ato kundër Evertonit më 17 shtator, ndaj Burton Albionit tri ditë më pas, transfertë­n kundër Sauthempto­nit më 23 shtator,

ndeshjen e dytë në Ligën e Kampioneve kundër CSKAsë së Moskës më 27 shtator dhe atë ndaj Kristal Palasit tri ditë më vonë. Megjithatë, ndeshja kundër Liverpulit më 14 tetor do të mbetet një objektiv i vështirë për t'u arritur. Maruan Felaini pritet që

të jetë titullar kundër ish-klubit të tij, Evertonit, së bashku me Nemanja Matiçin, këtë fundjavë, ndërsa Herrera pritet të jetë në stol. Të dielën, në "Old Trafford" do të rikthehet të luajë kundër për herë të parë pas largimit edhe ish-kapiteni Uejn Runi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania