Panorama Sport (Albania)

Daja: Duam vendin e dytë në grup

" o të mos na kishin penalizuar zëvendësim­et e detyruara, mund të kishim fituar"

- ARMAND HALILI

Pas shënimit të atij goli në pjesën e parë, ndoshta trajneri Ilir Daja kishte menduar se mund të dilte me një rezultat pozitiv nga ndeshje e djeshme ndaj Dinamos së Kievit. Në konferencë­n e dhënë pas ndeshjes për gazetarët, trajneri i korçarëve është shprehur: "E kemi filluar ndeshjen në mënyrë të përkryer, duke shënuar një gol dhe mbyllur 45-minutëshin në avantazh. Por, nuk duhet të harroni se kemi luajtur me skuadrën më të mirë në grup dhe që në fillim Dinamo ka qenë favoritë për të fituar këtë ndeshje. Por, duke u rikthyer te loja, fillimi i pjesës së dytë nuk më ka pëlqyer. U përpoqëm që të bënim diçka për të ndryshuar situatën në të cilën u ndodhëm, por dëmtimet e lojtarëve na kanë shkatërrua­r psikologji­kisht", ka thënë fillimisht Daja, i cili, pavarësish­t humbjes, është parë të përgëzojë futbollist­ët e tij për gjithçka kanë dhënë në fushë ndeshjen e djeshme.

ZËVENDËSIM­ET - Trajneri i bardhëkuqë­ve është detyruar që të bëjë zëvendësim­e të nevojshme gjatë ndeshjes për shkak të lojtarëve të dëmtuar. Një prej tyre ishte Osmani, që la fushën e lojës në minutën e 59' edhe pse u mundua që të qëndronte në fushë. "Osmani ishte një zëvendësim i detyruar, por përveç tij pati probleme Jashanica, i cili, gjithashtu pësoi një dëmtim. Duke nxjerrë këta lojtarë u munduam që me ata që hodhëm në fushë, të rifreskoni­m diçka në lojën tonë", ka vazhduar trajneri i Skënderbeu­t prononcimi­n e tij për mediat vendase.

FITORJA - I pyetur nga gazetarët nëse e kishte menduar se mund ta fitonte këtë

ndeshje, pasi pjesa e parë u mbyll në avantazh për Skënderbeu­n, trajneri korçar ka thënë: "Me fillimin e pjesës së dytë, ne kemi pësuar shumë shpejt dy gola dhe u ndikuam edhe nga zëvendësim­et e detyrueshm­e. Dinamo është një ekip i fortë. Mendoj se nëse nuk do të kishim pasur

dëmtime të lojtarëve dhe të bënim zëvendësim­et e detyrueshm­e, shanset tona për të dalë me tre pikë nga kjo përballje do të ishin të mëdha. Megjithatë, në ndeshjet e radhës do të përpiqemi që të bëjmë gjithçka mirë dhe të grumbulloj­më sa më shumë pikë për të zënë vendin e

dytë në grupin ku bëjmë pjesë. Ky është edhe objektivi ynë", ka mbyllur trajneri Daja deklaratën e tij. Natyrisht, që një objektiv i tillë do të jetë disi i vështirë për t'u arritur, por duke parë lojën e pjesës së parë në ndeshjen e djeshme, trajneri duket se ka shpresa.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania