Panorama Sport (Albania)

Khaskeviç: Iu tremba ndonjë disfate të mundshme

Trajnerin e Dinamos së Kievit e kënaq 3-pikëshi

-

Aljaksandë­r Khaskeviç, trajneri i skuadrës së Dinamos së Zagrebit, ndoshta nuk e kishte menduar se korçarët do ta vinin në vështirësi ekipin e tij në shtëpi. Në konferencë­n për shtyp, numri një i stolit është shprehur se ka qenë mjaft i shqetësuar për atë që ishte duke ndodhur në fushë, çka tregon se i trembej edhe një humbjeje. "Padyshim që isha i shqetësuar për gjithçka po ndodhte, pasi edhe në pjesën e dytë mund të ishim gjendur në të njëjtën situatë. Skënderbeu na sulmoi ashpër në pjesën e parë dhe ne u munduam që të luanim fillimisht bukur dhe të kuptonim se çfarë po bënte kundërshta­ri, por u ndëshkuam. Në pushimin midis pjesëve, u thashë lojtarëve të mi se duhet të merrnin përgjegjës­i dhe të kthenin ndeshjen në favorin tonë dhe më pas të luanin bukur", ka thënë trajneri i ukrainasve. Dinamo e Kievit është skuadër favoritë në grup për të shkuar më tej dhe një rezultat tjetër veç fitores në takimin e djeshëm, do të ishte i papranuesh­ëm nga stafit teknik, ai drejtues si dhe nga tifozët, të cilët, në përfundim të pjesës së parë, nuk e kanë pritur aspak mirë faktin që skuadra e tyre ishte duke humbur ndaj bardhëkuqe­ve. Ndërkohë, tekniku Khaskeviç foli edhe për spostimin që i ka bërë Vidës në krahun e djathtë dhe jo në qendër. "Për fat të keq, Morozyuk kishte probleme dëmtimi dhe nuk arriti që të stërvitej me ekipin. Në një situatë të tillë nuk kisha asnjë mundësi tjetër, përveçse ta vendoja Vidan në këtë pozicion. Gjithsesi, sa i takon grupit, mund të them se ka skuadra shumë të forta dhe me nivel të lartë", është shprehur numri një i stolit të skuadrës ukrainase.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania