Panorama Sport (Albania)

“S’e besonim përmbysjen, vërshëllim­at na motivuan”

“Kundërshta­ri ra fizikisht dhe la hapësira që ta ndëshkonim”

- ARMAND HALILI

Aktivizimi i sulmues it Xhunior Moraesh në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes ndryshoi plotësisht fatin e takimit mes Dinamos së Kievit dhe Skënderbeu­t. Me dy sulmues të deklaruar, ukrainasit u treguan më të rrezikshëm dhe më cinikë, duke përfituar nga çdo gabim i korçarëve për të marrë një fitore 3-1 me përmbysje. "Ne arritëm fitoren dhe ndihem mirë për një gjë të tillë, madje jam i lumtur që e siguruam këtë rezultat të thellë. Pjesa e parë? Nuk jemi edhe aq të mirë kur fillojmë ndeshjen, por pastaj në pushim trajneri na tregoi disa gjëra që duhej të rregulloni­m dhe pjesa e dytë ishte shumë më pozitive, pasi arritëm të kthenim gjithçka në favorin tonë", tha Morash, autor i golit të dytë për Dinamon. "Me dy sulmues ne kishim shumë mundësi

Dekori i ultrasve vendas shënimi, kishte edhe shumë dyluftime. Mund të them se jemi të kënaqur me pjesën e dytë të ndeshjes. Sigurisht që më pëlqen të luajmë me dy sulmues, kemi më shumë mundësi lëvizjeje dhe të luajmë në sulm", tha ai duke falënderua­r tifozët për mbështetje­n që i kanë dhënë dje, duke qenë të shumtë në shkallët e stadiumit.

BULJASKI - Mesfushori i Dinamos, Vitali Buljaski, është shprehur se ishin pikërisht vërshëllim­at e tifozëve në përfundim të pjesës së parë, ato që e kanë prekur më shumë. "Në pjesën e parë kemi pasur momente të mira në lojën tonë, por kundërshta­ri na ndëshkoi dhe shkuam në dhoma me humbje. Kur po largoheshi­m nga fusha, tifozët na kanë vërshëllye­r dhe kjo ishte ajo që na ka dhembur më shumë. Kështu, në fraksionin e dytë të

Një tifoz shqiptar sfidon 25 mijë ukrainas

takimit jemi përpjekur më shumë dhe nuk e kam pritur që të ndodhte përmbysja e madhe dhe ne ta fitonim ndeshjen", ka thënë lojtari, i cili flet edhe për vështirësi­të që kanë hasur në lojën korçare. "Skënderbeu mbrohej mirë dhe në pjesën e parë ishte shumë e

vështirë që të gjeje hapësira. Një gjë e tillë nuk ndodhi në të dytën dhe mendoj se kundërshta­ri ishte pak i lodhur. Por, nëse ata fizikisht do të ishin në formë, do ta kishim të vështirë që të fitonim, pasi ata do të luanin njësoj si në pjesën e parë", ka mbyllur Buljaski.

Sidorçuk feston golin e barazimit me tifozët

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania