Panorama Sport (Albania)

NOTAT E SKËNDERBEU­T

-

SHEHI 5 - Tre gola, jo për faj të tij. Tek i pari, dukshëm vuajti mungesën e gjatësisë, por duhet të kujtojmë se deri atëherë kishte bërë, ndërsa në minutën e 35-të, evitoi një gol të sigurt nga gjuajtja e rrufeshme e Gërbariç.

VANGJELI 5 - Mirë në pjesën e parë. Vepron me personalit­et dhe është thuajse i pakalueshë­m në krah duke luajtur madje edhe me nervat e rivalëve. Në pjesën e dytë, ashtu si e gjithë skuadra, pëson rënie. Ka përgjegjës­i te goli i dytë sepse kundërshta­ri i vidhet pas krahëve.

RADAS 5,5 - Nervozizëm i tepruar i kroatit, që gjithsesi luftoi mirë dhe limitoi dëmet sa mundi. Vuan fizikun dhe shpejtësin­ë e ukrainasve, por ia doli me zgjuarsi duke lexuar mirë aksionet. JASHANICA 5 - I pafat. Merr disa shkelma që në fillim dhe mbyll një pjesë të parë plot vuajtje. Në pjesën e dytë trulloset nga dy gola të shpejtë dhe nuk e kap dot më ritmin. (Nga min 68' Aliti - Nuk bën ndonjë gjë të jashtëzako­nshme, por as nuk zhgënjen. Hera e parë që luan në këto nivele dhe tregoi personalit­et për aq sa luajti).

MICI 5 - Një ndeshje e mundimshme për mbrojtësin e krahut të majtë. Vuajti fizikun e kundërshta­rëve dhe kjo e bëri të ashpër e të pasaktë në ndërhyrjet brenda zonës. Rrezikoi me një penallti që në pjesën e parë dhe në të dytën, arbitri nuk e fali tek 11-metërshi që mbylli ndeshjen. I pakujdessh­ëm. MUZAKA 7,5 - Shënon një gol fantastik dhe i jep adrenalinë më shumë se sa duhet ekipit të tij, që nuk e përballoi dot si duhet atë rezultat të pjesës së parë. Lufton si të mundet dhe sakrifikon pa masë në fazën mbrojtëse. I rilindur te korçarët, ndërkohë që te Tirana i thanë që para dy vitesh se duhej të linte futbollin...

OSMANI 4,5 - Problemet fizike mund ta kenë kushtëzuar, por ajo humbje topi te goli i dytë ishte fatale për ekipin e tij. Në pjesën e parë, një digë e vërtetë në mesfushë, në të dytën krejt ndryshe. Larg ditëve më të mira. (Nga min 59', Gavazaj 6 - Ndryshon muzika me të në fushë... Sprint, dribling dhe cinizëm. Fiks ajo që i duhej Skënderbeu­t në ato momente, por për fat të keq hyri kur ndeshja e kishte marrë udhën e saj...). DITA 6 - Ndeshja e parë në skenën e madhe europiane dhe gjithsesi ia del mirë. Pa dyshim, pati momente errësire, por luftoi me guxim dhe me zgjuarsi kundrejt gjigantëve ukrainas. LILAJ 5,5 - Një pjesë e parë e jashtëzako­nshme, sepse arrin të mbajë repartin e mesfushës të bashkuar gjithnjë. Në fillim të pjesës së dytë, sapo ai largohet paksa nga rreshtimi, Dinamo gjen korridorin për pasimin e golit të parë.

XHEJMS 5 - Ka teknikë të admirueshm­e dhe shpejtësi mendimi, por ai nuk duhet të mendojë gjithnjë si mesfushor. I mungon cinizmi kur është afër zonës rivale dhe ndonjëherë nxitohet në pasimet e rrufeshme duke e dorëzuar topin. Mbron pak ose fare në krahun e tij. ( Nga min 76', Sahiti - Disa sinjale të mira, por shumë pak minuta për notë).

SOUE 6 - Lilaj kishte të drejtë kur e pagëzoi "kafshë"... Në kuptimin e mirë të fjalës, sepse është aq i fortë dhe aq punëtor në fushë saqë bën repart i vetëm edhe përballë Dinamos së Kievit. Mbron topin, pason mirë dhe krijon hapësira të çmuara. Rivalët në kampionat duhet ta kenë kujdes.

TRAJNERI ILIR DAJA 5,5 - E guximshme, por e goditur rokada mes Muzakës dhe Gavazajt për vendin e titullarit. Në pjesën e parë, Skënderbeu i tij është monumental. Në të dytën, shkërmoqet për 4 minuta dhe nuk mund të kritikohet vetëm trajneri për këtë. U përpoq të rikuperont­e diçka me Gavazajn dhe ndryshimet që bëri, por Dinamo u tregua e pamëshirsh­me.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania