Panorama Sport (Albania)

Kronologji­a e përplasjev­e mes portierit Hoxha dhe Moxhit

-

10 shtator

- Partizani priste Laçin në "Selman Stërmasi", por kapiteni Alban Hoxha figuronte në stolin rezervave. Ky ishte një vendim i papritur për të pranishmit në stadium, por pas ndeshjes trajneri Iuliano mosaktiviz­imin e hoxhës e justifikoi si një vendim të klubit, për thyerje të rregullave.

-Portieri u largua nga stadiumi pa dhënë arsye pse nuk luajti, por u mjaftua me një shprehje të shkurtër: "Pyesni drejtuesit pse nuk luajta". - Pas ndeshjes Luçiano Moxhi u tregua i drejtpërdr­ejtë duke sqaruar arsyet e pezullimit të kapitenit. Shkaqet kishin të bënin me kthimin me vonese nga dy ndeshjet e Kombëtares, si dhe largimi pa leje nga grumbullim­i i ekipit, një natë para ndeshjes me Laçin.

- Moxhi pohoi se pezullimi do të pasohet edhe me ndëshkim financiar. 11 shtator

- Zyrtarët e klubit insistuan pas seancës stërvitore që Hoxha të dilet e të fliste para mediave, por portieri nuk pranoi, me arsyen se fjalët e tija mund të keqkuptohe­shin.

- Mësohet se Moxhi i ka vënë një kusht shtesë kapitenit që të kthehet titullar: "Po nuk kërkove falje para shokëve të skuadrës, sa të jem unë te Partizani, ti nuk do të luash më".

12 shtator

- Klubi i komunikon gjobën 2 mijë eurosh portierit, penalizim i cili vjen për shkak të shkeljes së rregullore­s.

13 shtator

-Partizani luan ndeshjen e parë të Kupës në Kuçovë, por sërish Alban Hoxha e nis nga stoli sfidën me Naftëtarin. Ky fakt tregon se ndjesa e kapitenit nuk kishte ndodhur ende.

14 shtator

-Moxhi konfirmon në mediat italine lajmin e "Panorama Sport" për kushtin e vënë ndaj portierit, që duhet t'i kërkojë falje ekipit, që të luajë. - Kapiteni Hoxha, disa orë më vonë, i kundërpërg­jigjet indirekt "Big Luçiano"- me një postim në "Instagram": "never give up" (kurrë nuk dorëzohem).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania