Panorama Sport (Albania)

Moxhi ironizon Hoxhën dhe pranon edhe vendin e dytë

Italiani: Albanit i kam thënë që duhet të kërkojë falje

-

Epoka "Moxhi" te Partiznai ka nisur me dorë "të hekurt", pasi që në start, u vendos që të bëhej shembull kapiteni i ekipit, Alban Hoxha. Luçiano Moxhi erdhi në Shqipëri me qëllimin për të ndihmuar Partizanin të fitojë titullin kampion, që i mungon prej më shumë se dy dekadash, por ai e ka kuptuar se nuk do të jetë e thjeshtë për momentin që të arrihet një gjë e tillë. Në një intervistë të dhënë për "Tuttomerca­toweb", drejtuesi italian i Partizanit ka shpjeguar edhe një herë rolin e tij dhe ka pranuar se skuadra ishte ndërtuar për të fituar, por gjithsesi

nuk do të ishte i pakënaqur edhe nëse merrte vendin e dytë në kampionat. Moxhi është pyetur kryesisht për aktualitet­in e futbollit italian, por në fund ka pasur vend edhe për Partizanin, ku i janë drejtuar si drejtor i të kuqve. "Unë jam një këshilltar i presidenti­t edhe për aktivitete

përtej futbollit. Ka dy drejtues që merren direkt me futbollin. Kjo më duket një skuadër e ndërtuar për të fituar. Por edhe nëse nuk fiton, mund të arrijë e dyta. Edhe se…", ishin fjalët e Moxhit. I pyetur se çfarë nënkuptont­e me këtë mendim të lënë në mes, Moxhi nuk ngurroi të shpjegonte se një nga problemet kryesore të Partizanit, aktualisht ishte çështja e Alban Hoxhës dhe pezullimit të tij. "Na ndodhi diçka e paparashik­uar: portieri dhe njëkohësis­ht kapiteni i skuadrës, Albani, shkoi në grumbullim dhe harroi të qëndronte aty… u kthye në orën 11 dhe është i pezulluar. Ndërsa portieri rezervë nuk është edhe aq i pathyeshëm… Megjithatë, nëse Albani i kërkon falje grupit publikisht, mund të kthehet në skuadër, duhet të japë shembullin e mirë", u shpreh Luçiano Moxhi në fund të intervistë­s së tij për portalin italian.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania