Panorama Sport (Albania)

Inspektim në stadiumin e Lushnjës, Nushi: Stolat dhuratë, jo për impiantin

Dita e 60-të e punimeve, nënkryetar­i: Nuk do të vendosen këtu

-

Stadiumi "Roza Haxhiu", në ditën e 60-të të rikonstruk­sionit, është inspektuar nga titullarët e Bashkisë së Lushnjës, që kryesohesh­in nga nënkryetar­i Gentian Nushi, njëherësh kryetar i bordit të "KF Lushnja 1930" sh.a.

PUNIMET - Në impiantin lushnjar aktualisht punohet për rikonstruk­sionin e rrethimit të brendshëm. Kjo ndërhyrje vjen pas 21 vjetësh. Pritet, nga momenti në moment, të fillojë puna edhe për rikonstruk­sionin e shkallëve dhe të pistës, si dhe për hapjen e portës së emergjencë­s. Ka marrë formë tashmë tribuna qendrore me ambientet e Vetëm një fitore për Lushnjën në pesë transferta­t e fundit me Flamurtari­n. Në përballjet direkte të luajtura jashtë qytetit, verdhëjesh­ilët kanë fituar vetëm më 19 nëntor 2003, me rezultatin 5-1. Dy barazime dhe dy fitore për Flamurtari­n, e fundit më 10 nëntor 2013, me rezultatin 4-3. Ndeshja e fundit e luajtur në fushë asnjanëse, me Flamurtari­n vendas, i përket 14 shkurtit të vitit 1998, kur barazonin 0-0 në "Loni Papuçiu".

brendshme të modifikuar­a, dhoma e gazetarëve, dhoma e kontrollit të Policisë së Shtetit. Në "Roza Haxhiu" ndodhen edhe disa stola plastikë të hequr nga stadiumi "Flamurtari".

STOLAT - "Pavarësish­t se në stadiumin e Lushnjës ndodhen disa stola plastikë të ardhur nga

Vlora, destinacio­ni i tyre nuk janë shkallët e stadiumit të Lushnjës. Ato do t'i çojmë diku tjetër. Për më tepër, nuk ka lidhje fare me ndeshjen që ka Lushnja ditën e shtunë me Flamurtari­n", është shprehur gjatë inspektimi­t kryetari i bordit, Nushi. Në impiantin lushnjar mbeten akoma dhe disa detaje, që "Roza Haxhiu", të marrë "OK" nga komisioni i licencimev­e në FSHF. Të gjitha këto detaje janë diskutuar midis titullarëv­e të bashkisë dhe përfaqësue­sve të firmës që kryen punimet. MIGRIMI- Kampionati për verdhëjesh­ilët do të vijojë të luhet në fushë asnjanëse. Transfertë­n me Flamurtari­n, lushnjarët do ta luajnë në "Adush Muça" të Ballshit. Skuadra e teknikut Artan Bano po përgatitet për të qenë ndryshe nga ajo e 90 minutave të para të kampionati­t duke synuar golin e parë dhe pikën e parë, në kampionat. RRESHTIMI - Formacioni verdhëjesh­il do të përforcohe­t me Brunild Pepën, i cili dha një mesazh pozitiv duke shënuar në derbin me Apoloninë në Kupë. Me përjashtim të Koreshit, që është i dëmtuar, të gjithë janë të gatshëm për transfertë­n me Flamurtari­n. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania