Panorama Sport (Albania)

Ish-presidenti i Çezenës, Kampedeli, menaxher i Teutës

Ka drejtuar edhe bomberin shqiptar Erjon Bogdani

-

Ndërtim i organikës me elementë të përzgjedhu­r me kujdes, fazë përgatitor­e e zhvilluar me korrektësi dhe seriozitet jashtë kufijve të Shqipërisë, investime në infrastruk­turë dhe drejtues të zotët. Ky është projekti i skuadrës së Teutës, e cila pritet që të rikthehet në majat më të larta të futbollit shqiptar. Lëvizja e fundit e skuadrës durrsake ka të bëjë me afrimin në strukturat drejtuese të një personi që ka qenë në krye të një klubi në elitën e futbollit italian. Bëhet fjalë për Igor Kampedelin, i cili më parë ka qenë në krye të skuadrës së Çezenës. KARRIERA - I lindur në Itali më 13 mars të vitit 1974, Kampedeli është vëllai i ish-futbollist­it Nikola Kampedeli. Me origjinë nga Çezena, italiani vjen në Shqipëri pasi ka qenë pjesë e skuadrës së Olhanezes në Portugali. Që nga viti 2013, 43vjeçari ka mbajtur rolin e zëvendëspr­esidentit të skuadrës për thuajse dy vite. Më pas, vitin pasardhës, ai është emëruar në rolin e këshilltar­it në bordin drejtues. Gjatë karrierës së tij menaxheria­le, Igor Kampedeli ka drejtuar skuadrën e Çezenës në rolin e presidenti­t nga dhjetori i vitit 2007 deri më 16 prill 2013. Në këtë periudhë, ai ka drejtuar klubin ku dhe ka luajtur ish-bomberi i Kombëtares shqiptare, Erjon Bogdani. Profili i tij në faqen me Igor Kampedeli (d) dhe Erjon Bogdani duke festuar mbijetesën e Çezenës të dhëna zyrtare mbi futbollist­ë dhe drejtues të skuadrave të ndryshme "Transferma­rkt.com", Kampedeli është zyrtarisht menaxheri i skuadrës së Teutës që konfirmon lëvizjen e skuadrës durrsake për të kompletuar strukturat drejtuese me njerëz që kanë eksperienc­ë të konsiderue­shme ndërkombët­are në futboll.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania