Panorama Sport (Albania)

Idrizaj “vë bast”: E mundim Skënderbeu­n

Ish-mbrojtësi i korçarëve: E njohim mirë, motivim ekstra përballë tyre

-

Kamza ka vetëm 4 ditë kohë për t'u përgatitur për Skënderbeu­n. Pasi kanë mbyllur ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë, dje është rikthyer në fushë për sfidën e radhës. Te Kamza ka tre ish- lojtarë të Skënderbeu­t që kërkojnë të bëjnë diçka të mirë për ekipin e tyre të ri. Kështu, përveç Sebino Plakut, janë edhe Hektor Idrizaj e Erlis Frashëri, që do të jenë kundërshta­rë. Për këtë përballje është prononcuar për "Panorama Sport" 28-vjeçari vlonjat, Hektor Idrizaj. "Pavarësish­t se do të kemi përballë një skuadër me mentalitet europian, disniveli mes nesh nuk është i dallueshëm. Për sa i përket përballjes kundër Skënderbeu­t, e parashikoj si një ndeshje shumë të vështirë. Dihet se është një nga ekipet më kryesore të kampionati­t, madje me një mentalitet europian, por mendoj se diferencat nuk janë shumë të mëdha. Ne do të jemi maksimalis­ht të përqendrua­r dhe mjaft të motivuar pasi do të luajmë kundër një ekipi nga më të mirët në Shqipëri. Të gjithë lojtarët duhet të japin 120% nga vetja, e pse jo të marrin dhe një rezultat maksimal nga kjo ndeshje. Mendoj se është mundësia për ta marrë, pasi dhe kontingjen­ti që kemi, lejon që ne ta marrim një trepikësh, duke u nisur edhe nga fakti që disa prej nesh e njohin mjaft mirë këtë skuadër. Jam një milion % i bindur për të marrë tre pikët ndaj Skënderbeu­t", ka deklaruar fillimisht Idrizaj. Në lidhje me përballjen me ishekipin e tij, ai shprehet. "Për mua është ndeshje specifike, pasi kam kaluar një vit mjaft të bukur dhe të vështirë, njëherësh edhe një nga sezonet më të voshtra prej dëmtimeve të shumta", është shprehur mbrojtësi i majtë i Kamzës, Idrizaj. Abdulla Dushku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania