Panorama Sport (Albania)

Alvesh premton: I bëj unë golat

“Kupa e Shqipërisë është objektivi ynë, ndaj Lushnjës do marrim pikët e para të sezonit”

- ERMAL SIKA

Danilo Alvesh, në kërkim të golit dhe fitores së parë. Braziliani i Flamurtari­t kërkon të harrohet humbja në Korçë. Gjatë një prononcimi të dhënë për "Panorama Sport", sulmuesi deklaron se me Lushnjën kërkohet të bëhet kthesa dhe ekipi të marrë tri pikët e para. Alvesh apelon që të mos neglizhohe­t ndeshja e radhës, nga ku duhet të merret fitorja me çdo kusht. "Na duhet që ta harrojmë ndeshjen me Skënderbeu­n dhe atë humbje. Pavarësish­t se mund të bënim më shumë dhe mund të dilnim me pikë nga ai takim. Tani na duhet që të shikojmë përpara. Duhet të bëjmë maksimumin për ndeshjen e radhës me Lushnjën. Nuk duhet që ta nënvlerëso­jmë aspak këtë takim, por të marrim prej tij maksimumin. Nga kjo ndeshje nuk duhet që të diskutojmë asnjë rezultat tjetër, me përjashtim të fitores. I kemi të gjitha mundësitë për të marrë pikët", tha fillimisht Alvesh.

PREMTIMI - Sulmuesi brazilian premton edhe kthesën personale. Alvesh i pranon që të gjitha kritikat, ndërsa e ka të qartë se të gjithë presin shumë më shumë prej tij. Dhe për këtë motiv, prerazi thotë se shumë shpejt gjërat do të ndryshojnë edhe për të. Dhe për të realizuar këtë "mision", fillimisht i duhet që të rikthimet te goli. "Unë e kam thënë se të gjithë presin më shumë nga unë. Presidenti Sinan Idrizi, drejtorët e klubit dhe sidomos qyteti i Vlorës, kërkojnë që unë të bëj më shumë. Ata më kanë mbështetur në çdo kohë, ndaj duhet që të punoj sa më fortë për të shpërblyer këtë besim dhe këtë mbështetje që ata kanë shfaqur karshi meje. Ne duhet të realizojmë siç duhet dhe sa më mirë objektivat që klubi ka për këtë sezon. Në këto kushte, më del si detyrë që të jap edhe unë personalis­ht maksimumin tim, me qëllim që të justifikoj këtë mbështetje. Detyra e një sulmuesi është të shënojë, unë dëshiroj që shumë shpejt të kthehem aty ku duhet të jem dhe të shënoj sa më shumë", tha Alvesh.

KUPA - E ndërsa ishte grumbullua­r për ndeshjen e Kupës së Shqipërisë me Dinamon, ai nuk u aktivizua. Por, brazilian deklaron se do të bëjë më të mirën e tij edhe për këtë objektiv. Sulmuesi tha se duhet që të merren me radhë të gjitha ndeshjet. "Kupa e Shqipërisë është një objektiv për ne. E nisëm mbarë me fitore ndaj Dinamos, kështu që duhet të bëjmë maksimumin në çdo ndeshje për të shkuar deri në fund të këtij kompeticio­ni. Po ashtu, me radhë duhet që t'i marrim edhe ndeshjet e kampionati­t për të arritur më të mirën", përfundoi Alvesh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania