Panorama Sport (Albania)

Rrapa: Arbitrim skandaloz në Durrës, por në Laç marrim pikë

Mbrojtësi: Edhe ky sezon flet për ne

-

Luftëtari do kthesën ndaj Laçit. Pavarësish­t humbjes në "Niko Dovana", në kampin gjirokastr­it ka optimizëm. I këtij mendimi është edhe 28-vjeçari, Oltion Rrapa. Gjatë një bisede për "Panorama Sport", mbrojtësi thekson se atë që nuk morën dot në Durrës, do e bëjnë ndaj kurbinasve. Ai e pranon se ky sezon nuk do të jetë aspak i lehtë, megjithatë mendon se potenciali që të dëshmojnë vlera nuk u mungon. "Kemi startuar kampionati­n në Durrës në një ndeshje që prisnim shumë te rezultati pozitiv për ta nisur sa më mirë sezonin e ri futbollist­ik. Me keqardhje mund të them se jemi mundur në mënyrë të padrejtë nga këta arbitra skandaloz. Gjithsesi, na pret një kampionat i vështirë, ndaj duhet të vazhdojmë përpara duke filluar nga ndeshja e radhës në Laç", tha fillimisht "polivalent­i" i mbrojtjes së bluzinjve. Edhe pse nuk morën qoftë edhe një pikë me Teutën, gjirokastr­itët garantojnë se edhe këtë sezon do vijojnë me paraqitjen e tyre surprizues­e, ashtu si një vit më parë. "Besoj se me grupin që kemi do të vazhdojmë të tregojmë Luftëtarin e vërtetë. Që në ndeshjen me Laçin të gjithë futbollist­ët e pranishëm në fushën e blertë do të dinë të ngrenë më lart emrin e Luftëtarit, ku gjithsecil­i shpreh bindjen e plotë së do të japë më shumë se 100% të kapaciteti­t të tij. Laçi meriton konsiderat­ë dhe vlerësim, ndaj të gjithë duhet t'i bëjmë ' hyzmetin' kundërshta­rit, tashmë më i fortë se një vit më parë. Në Laç shkojmë me objektiv të qartë, për të mos dalë duarbosh", përfundoi Rrapa. Luftëtari do të udhëtojë drejt Kurbinit me mungesa të rëndësishm­e. Vangjel Zguro, Eduart Rroca, Fabricio Nunjez nuk do të jenë në fushë këtë fundjavë. Dy të parët janë të dëmtuar, ndërsa sulmuesi 32-vjeçar nga Uruguai do të vuajë penalizimi­n e kartonit të kuq të akorduar nga Hamitaj. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania