Panorama Sport (Albania)

Shënoi dopietë nga “avioni”, Mbombo: Tani dua Europën

Kongolezi "presion" Luftëtarit: Dua fitoren e radhës

-

Debutim si ky, Idiris Mbombo as që kishte menduar. Sa zbriti nga "avioni", e gjeti dy herë rrjetën. Kongolezi iu bashkua kurbinasve një ditë para ndeshjes me Sopotin dhe aventurën me fanellën e bardhezinj­ve e nisi me një fitore të thellë, me shifrat 12-0. Edhe pse pa stërvitje të mirëfilltë me grupin, Stavri Nica besoi te 21vjeçari, duke e përfshirë në formacion. Dhe në fund, sulmuesi e shpërbleu duke vendosur "firmën" e tij në listën e shënuesve. Në një prononcim për "Supersport", Mbombo u shpreh i kënaqur që ndodhet në Shqipëri, si dhe tregon që është gati për të debutuar në kampionat. Sulmuesi shpreson që eksperienc­a e tij t'i shërbejë Laçit për të kapur kupat e Europës. "Jam shumë i kënaqur që ndodhen në Shqipëri. Për sa i përket debutimit, shënova dy gola dhe kjo është pozitive për mua dhe për ekipin. Me mbërritjen time këtu, shpresoj të jap më të mirën që skuadra të ecë sa më shumë në rezultate. Pas Kupës, pres debutimin në kampionat. Sigurisht që vendimi i mbetet trajnerit, por nëse ai beson tek unë, jam gati që të zbresë në fushë dhe jap më të mirën për të siguruar fitoren e radhës me Luftëtarin", u shpreh fillimisht kongolezi. I pyetur për objektivat, ai thekson se me kurbinasit do të shkojë në Europë. "Laçi është një ekip shumë i mirë këtu në Shqipëri dhe me objektiva të qarta, ndaj dhe pranova të jem pjesë e kësaj skuadre. Synimi im është të shënoj sa më shumë gola, që sezonin e ardhshëm Laçi të luajë në Kupat e Europës. Shpresoj që eksperienc­a ime të shërbejë për arritjen e këtij objektivi", theksoi sulmuesi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania