Panorama Sport (Albania)

Mihani: Dinamo emër i madh, por fitojmë ne

Kapiteni, optimist për startin e kampionati­t. Skuadrës iu bashkuan dje në stërvitje Kaja dhe Morina

-

Dje seanca stërvitore e Besës u zhvillua me dy grupe. Futbollist­ët që luajtën gati 90 minuta me Tiranën në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë janë stërvitur nga zv/trajneri Edmond Kodra duke bërë kryesisht vrapime të lehta. Ndërsa pjesa tjetër nën drejtimin e teknikut Bledar Sinella, pas nxehjes së zakonshme, kanë zhvilluar një ndeshje kontrolli brenda grupit.

AFRIMET - Në stërvitjen e djeshme u paraqit me grupin edhe afrimi më i fundit në skuadër, Ervis Kaja, duke u bërë tashmë zyrtarisht edhe pjesë e verdhezinj­ve. Krahas tij, edhe një prej afrimeve më të bujshme të Besës në këtë merkato vere, Mario Morina. Por ky i fundit, ka një dëmtim të lehtë në këmbë dhe duket se nuk do të jetë gati për ndeshjen e parë me Dinamon. MIHANI - Një prej futbollist­ëve të rikthyer në ekipin e vendlindje­s është edhe Meglid Mihani. Në një prononcim për "Panorama Sport", shprehet shumë optimist për gjendjen e grupit. Për takimin me Tiranën, ai vlerëson forcën e grupit, pa harruar mungesën e përvojës dhe emocionet. "Përballë Tiranës të përforcuar në merkato, besoj se bëmë më të mirën. Shumë lojtarë nga ne luajnë për herë të parë në formacion me Besën dhe kuptohet që kanë mungesë përvoje, si dhe emocione. E rëndësishm­e është se ne kemi thuajse në gjendje mjaft të mirë mbrojtjen dhe mesfushën. Mungesa e konkludimi­t para porte besoj do të korrigjohe­t si me ardhjen e Morinës, por edhe me fitimin e përvojës së Kaloshit, Hoxhës, Carës etj". Nëse në Kupë verdhezinj­të publikisht kishin deklaruar se nuk janë të interesuar, të dielën ndaj Dinamos gjërat ndryshojnë. Kapiteni Mihani e ka të qartë, ndaj shprehet se Besa nuk mendon tjetër rezultat veç fitores. "Dinamo mbetet emër i madh, por unë besoj se ne kemi grup dhe ambicie më të mëdha. Tifozët tanë presin vetëm fitoren dhe këtë e ndiejmë çdo ditë pas stërvitjes, ndërsa na mbështesin dhe inkurajojn­ë. I kemi të gjitha mundësitë t'ua plotësojmë dëshirën si detyrimin minimal për ta. Si ndeshja e parë duhet fituar patjetër sepse nisja e mbarë, gjysma e punës". Feriz Ferizaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania