Panorama Sport (Albania)

Botërori 2019, Grima: Nuk do të jemi të fundit

Kapitenia Rrahmani: Shqipëria, surpriza e kualifikue­seve

- VLADIMIR MEMA

Para ndeshjes me Zvicrën, e vlefshme për "Botërorin 2019", tekniku i Kombëtares së femrave, Armir Grima, u shpreh se Shqipëria nuk do ta ketë presionin e pikëve. "Edhe pas kualifikim­it që bëmë në turin paraelimin­ator kemi thënë që do të ecim me hapa të kujdesshëm dhe duhet të jemi të matur edhe në deklarata, pasi duhet të dimë nga vijmë dhe çfarë kemi. Janë bërë përpjekje të mëdha për të afruar dhe konsolidua­r sa më shumë ekipin dhe në këto eliminator­e pretendojm­ë të bëjmë diçka më shumë sesa herët e tjera dhe të mos jemi më ekipi i vendit të fundit. Por, ta reklamojmë futbollin e femrave në këto shtete ku do të luajmë, për të treguar ngritjen, interesimi­n dhe vlerësimin që po bën federata për këtë sektor. Ne ndoshta nuk mund ta kemi presionin e madh të rezultatev­e, por kemi presion të madh për të vazhduar me ecurinë e mirë që patëm në ndeshjet e turit paraelimin­ator. Është pozitive që janë disa lojtare nga Vllaznia dhe kanë një muaj që stërviten. Pasi te ne nuk ka filluar kampionati dhe është paksa problem stërvitja që bëjnë vajzat dhe koha në dispozicio­n. Besoj se vajzat e Vllaznisë janë në gjendje shumë të mirë fizike dhe mund të përballojn­ë ndeshjen", u shpreh Grima. Më tej, ai u shpreh se mungesat janë problem, por shpreson që me ndihmën e tifozëve të marrin një rezultat pozitiv ndaj Zvicrës. "Zvicra është kokë grupi dhe besoj se do të jetë e vështirë, por do të bëjmë të pamundurën për të bërë diçka të bukur nesër (sot) në fushë, pavarësish­t mungesave të shumta që kemi. Çdo mungesë krijon problem, jo vetëm e Hashanit, por edhe e Morinës, Velajt, Protos, Memedovit. Megjithatë, unë kam besim te grupi i vajzave, të cilat do të na përfaqësoj­në sa më denjësisht. Nuk e kemi vendosur si do të luajmë, pasi kemi dy-tre pikëpyetje dhe do të përshtatim disa reparte edhe për shkak të mungesave. Do të mundohemi që të luajmë në bllok si skuadër".

ALBINA RRAHMANI - Mbrojtësja u shpreh se do të jenë surpriza e bukur e grupit dhe do të dëshironin të mos e mbyllnin të fundit këtë fazë. "Edhe në Champions ka qenë e vështirë me Vllazninë, por barrierat duhet të kalohen me ngritje. Kemi qenë dhe jemi gjithnjë një ekip që nuk kemi

shumë yje, por jemi si grup. Atmosfera është shumë e mirë. Të jesh lidere është të jesh pjesë e grupit dhe nuk është e vështirë kjo gjë kur ka bashkëpuni­m dhe mirëkuptim. Po nuk besove, nuk ke pse hyn në fushë. Kjo është diçka e imja dhe ia përsëris gjithnjë vetes dhe gjithnjë besoj te rezultatet pozitive. Pas vetes ndoshta mund të lëmë skuadrën e Bjellorusi­së, ndoshta edhe Poloninë, shpresojmë. Kemi pasur rezultate dhe ndeshje të mira në Elbasan. Tifozët kanë qenë në krahun tonë dhe na kanë mbështetur. Një falënderim edhe për ta dhe shpresoj që të na mbështesin edhe në të ardhmen".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania