Panorama Sport (Albania)

Hamilton: S’mendoj për rivalët, dua vetëm të fitoj

-

Pas performanc­ës së jashtëzako­nshme në Monza në shtëpinë e Ferrarit, Luis Hamilton është duke kërkuar një tjetër fitore këtë fundjavë në Singapor, "Grand Prix" i 14të sezonal në Formula 1, për të blinduar kryesimin. "Besoj se Ferrari dhe Red Bull mund të jenë të shpejtë, por nuk më intereson se çfarë do të bëjnë të tjerët, - tha piloti i Mercedesit. - Çelësi i suksesit është për të kuptuar sa më mirë makinën tonë përpara garës. Në këtë pistë është shumë e vështirë për të parakaluar, për këtë arsye kualifikue­set do të jenë shumë të rëndësishm­e", shtoi britaniku gjatë konferencë­s për shtyp të zakonshme të së enjtes për pilotët. Sakaq, rinovimi i kontratës së pilotit finlandez Valteri Botas nuk e ndryshon pozicionin e anglezit brenda ekipit: "Sinqerisht nuk mendoj se rinovimi i kontratës mund të ndikojë në sezonin tim në asnjë mënyrë. Maksimumi kjo mund të jetë një avantazh për të se tashmë mund të ndihet i mbrojtur për vitin e ardhshëm". Gjithashtu, Hamilton i ka uruar edhe spanjollit të McLarenit, Fernando Alonso, për ta parë sërish konkurrent në betejën për titullin kampion. "Unë shpresoj se Fernando së shpejti do të ketë një makinë që i lejon atij për të luftuar me ne. Patjetër që kjo do t'i shërbejë edhe spektaklit në pistë. Në fakt është për të ardhur keq për mënyrën se si po shkon sezoni për McLarenin, njëherësh për historinë dhe traditën e kësaj skuderie". Me Hamiltonin përkrah ishte pikërisht spanjolli. E ardhmja e tij është e mbuluar në mister. Piloti i McLaren-it ka pranuar se po shqyrton mundësi të ndryshme: "Prioriteti im është që të qëndroj në Formula 1. Përpara se të marr vendimin për F1-in, dua të kuptoj se çfarë do të bëjë ekipi".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania