Panorama Sport (Albania)

Montela: Reagimi i duhur, rezultat që na jep besim

“Silvës tripleta do t'i bëjë mirë, Çalha ka cilësi të mëdha"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Vinçenco Montela u shfaq shumë i lum tur për fitoren pas sfidës së fituar ndaj Austrisë së Vjenës. Në fjalët e teknikut vështirë të pikasësh ndonjë vërejtje për skuadrën: "Më pëlqeu si djemtë reaguan. Humbja ndaj Lacios nuk ishte harruar, por luajtëm siç duhej, duke e mbyllur ndeshjen shumë shpejt. Pasi ishim në avantazh të tre golave, vura re një rënie të përqendrim­it, megjithatë djemtë u treguan të zotë duke shënuar edhe dy gola. Sigurisht që kemi shumë punë përpara, por rezultati europian na lejon të punojmë të qetë për sfidën e së dielës ndaj Udinezes".

Skema e re 3-5-2 e Milanit solli një fitore në provën e saj të parë. Montela rrëfen se merkato kuqezi është zhvilluar pikërisht duke u bazuar në modulin me tre mbrojtës. Ai shtoi: "Projekti ynë është bazuar mbi një prapavijë me tre lojtarë, merkato u zhvillua në këtë sens, por Romanjoli u dëmtua dhe u detyruam të prisnim. Rezultati ndaj Austrisë dhe ajo që pashë në fushë më bëjnë të jem optimist".

Pas mbrojtjes në fjalën e teknikut, radhën e ka sulmi. Fjalë të ëmbla të Montelës për protagonis­tin e mbrëmjes, Andre Silvën: "Andre ka uri dhe shënon. Ai shfrytëzoi më së mirë cilësitë e tij dhe sulmoi hapësirat. Ndaj austriakëv­e luajti më mirë se sa në rastet e tjera që i kam besuar. Golat do ta ndihmojnë në procesin e tij të ambientimi­t. Edhe Kaliniç punoi mirë, pavarësish­t se e nuk gjeti golin. Do të ketë raste të tjera për të treguar vlerat e tij".

Mbi golat e shpejtë që mundësuan fitoren dhe administri­min e lojës, Montela u

shpreh: "Në disa nga ndeshjet e mëparshme nuk kishim arritur ta mbyllnim lojën kaq shpejt. Duhet të mendojmë dhe të punojmë për vëmendjen, pasi gjendja fizike është normale që të luhatet". Komentin e fundit në fjalën e tij, Montela e rezervoi për Hakan Çalhanoglu­në, një nga më të mirët në Vjenë: "Hakan bëri një ndeshje të denjë për cilësitë e tij, di të luajë vertikalis­ht dhe të shërbejë shokët. Ai kreu detyrat dhe goli ishte qershia mbi tortë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania