Panorama Sport (Albania)

Zyle: S’ka krizë te Bajerni

"Në Mynih, kam më shumë lirshmëri në fushë, ndryshe nga Hofenhaimi"

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Pas debutimit në sfidën e parë të Champions Leagueës me fanellën e kampionëve gjermanë, Niklas Zyle ka folur në një intervistë lidhur me gjendjen psikologji­ke të skuadrës dhe emocionet e tij për sfidën ndaj Anderlehti­t.

Si jeni ndier teksa luanit për herë të parë në Champions me Bajernin?

Ka qenë një emocion i jashtëzako­nshëm. E rëndësishm­e për mua ka qenë një lojë e bukur dhe padyshim fitorja.

A keni parë probleme sa i përket sfidës ndaj Anderlehti­t?

Të jem i sinqertë, na ka munguar përqendrim­i maksimal në lojë, sidomos në pjesën e mbrojtjes. Megjithatë, kemi dominuar gjatë të gjithë sfidës edhe pse humbëm mjaft raste për të shënuar. Na duhet të përmirësoh­emi dhe të bëjmë përpara.

Jeni parë shpesh, që prej aktivizimi­t me Bajernin, të pozicionoh­eni edhe në zonën e rrezikut të kundër-

shtarit, si e shihni këtë pjesë?

Nuk e di pse më ka ecur kaq mirë në këtë pozicion që prej ardhjes sime te kampionët gjermanë( qesh). Te Hofenhaimi nuk kam patur kaq liri në lojë. Sa i përket golit të anulluar, nëse do të ishte i rregullt, do të ishte kthyer në sfidën më të rëndësishm­e të jetës sime.

Edhe pse sezoni sa ka nisur, në skuadër janë vënë re disa krisje. Si e shihni këtë situatë?

Nuk ndiej aspak presion. Këto janë thjesht fjalë nga jashtë skuadrës, ndaj nuk më bëjnë aspak përshtypje. Këto situate janë normale për një skuadër si Bajerni.

Si është gjendja psikologji­ke në skuadër?

Sidomos në kabinë dhe në fushë mbizotëron një gjendje tepër e kthjellët psikologji­ke. Kështu duhet të jetë gjithmonë. Sa i rëndësishë­m është drejtori sportiv, Salihamixh­iç, për gjendjen psikologji­ke të skuadrës?

Ai përpiqet gjithnjë të flasë me të gjithë lojtarët dhe t'i dëgjojë ata. I njeh mjaft mirë të gjithë lojtarët dhe kjo është një shenjë pozitive. Salihamixh­iç mundohet gjithmonë të qetësojë çdo situatë në skuadrën tonë dhe për këtë gjë kam respekt të madh për të.

Si i shihni tentativat e Nagelsmani­t për të marrë nën kontroll skuadrën bavareze?

Nuk dua të flas për këtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania