Panorama Sport (Albania)

Problemet që Ançeloti nuk duhet të anashkaloj­ë

-

Gjatë ditëve të fundit, kritikat kanë vërshuar edhe më shumë sa i përket skuadrës së Bajernit dhe krisjeve të fundit që kanë ndodhur brenda saj. Nisi me pakënaqësi­në e Tomas Mylerit për uljen në stol, vazhdoi me kritikat e polakut Levandovsi për merkaton dhe filozofinë e bavarezëve, duke përfunduar te gjesti i Frank Riberisë pas zëvendësim­it nga Myler në sfidën ndaj Anderlehti­t. Sipas së përditshme­s gjermane, "TZ", tekniku Ançeloti është duke u përpjekur t'u bëjë bisht problemeve, të cilat qëndrojnë te:

1. Strategji e paqartëIde­ja e strategjis­ë në skuadrën e kampionëve gjermanë është ende e paqartë. Lojtarët nuk janë duke luajtur më të bashkuar si më parë dhe dominojnë ndjesitë negative në skuadër. Madje, edhe drejtori sportiv, Hasan Salihamixh­iç, ka deklaruar se do të marrë masa pas gjestit të Frank Riberisë ku flaku fanellën pas uljes në stol nga Ançeloti duke thënë: "Kjo situatë nuk duhet të ndodhë te Bajerni. Nuk është aspak e tolerueshm­e. Do të flas me Riberinë dhe do të marr masa."

2.Roben dhe Myler vënë alarmin- Pas këtyre problemeve me lojtarët kryesorë të skuadrës bavareze, tekniku italian, Karlo Ançeloti duhet të mendohet mirë përpara çdo lëvizjeje që do të bëjë, pasi rrezikon të humbasë yjet e Bajernit. Tensionet që janë krijuar me tij dhe lojtarëve si Myler dhe Frank Riberi, pas uljes në stol në dy prej sfidave të këtij sezoni, ai duhet të bëjë tepër kujdes në vendimet që do të marrë më tej. Madje Myler dhe Roben kanë vënë alarmin sa i përket mungesës së përqendrim­it në skuadër duke thënë: "Sikurse Roben ka thënë, na duhet të përqendroh­emi më shumë gjatë lojës."

3. Salihamixh­iç kërkon më tepër gola- Pas triumfit në sfidën e parë të Champions League-ës ndaj Anderlehti­t ku Bajerni shënoi tre gola, drejtori sportiv, Salihamixh­iç, është ankuar për mjaft raste të humbura nga skuadra duke thënë: "Rezultati ka qenë i mirë, por humbëm mjaft raste. Mund të kishim shënuar tri ose katër gola më shumë." Ky është një tjetër problem që i duhet ta zgjidhë teknikut italian dhe jo ta anashkaloj­ë, sidomos në prag të sfidave më të rëndësishm­e të skuadrës së kampionëve gjermanë, si ajo ndaj PSGsë, kur edhe vetë drejtori sportiv tha: "PSG-ja është e fuqishme, por edhe ne jemi një skuadër shumë e mirë."

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania