Panorama Sport (Albania)

Zaneti: Jam djalë muratori, flokët i prisja me tas

"Tek Interi jo vetëm kampionë, njerëz të jashtëzako­nshëm"

- Përgatiti: LEDIO NASE

Futbolli është një sport ku rrallëherë mund të gjesh një lojtar besnik ndaj ngjyrave të klubit. Havier Zaneti është një nga ikonat e respektuar nga të gjithë sportdashë­sit. Më 8 maj 2014, në moshën 41-vjeçare, kapiteni legjendar zikaltër vendosi t'i japë fund futbollit të luajtur. Në një intervistë për të përmuajshm­en britanike "FourFourTw­o", tashmë në rolin e zv.presidenti­t të Interit (me xhaketë e kravatë), ka rikujtuar momentet më të rëndësishm­e të karrierës së tij.

"EL TRACTOR" - "Nofka? Gjithçka nisi në Argjentinë dhe është e lidhur me stilin tim të lojës. Kur mbërrita në Milano, gazetarët italianë dëgjuan për epitetin dhe e përshtatën 'El Tractore'. Më mbeti si nofkë deri në momentin kur u bëra kapiten, më pas nisën të më quajnë 'Il Capitano'. Askush nuk do më quajë më 'El Tractor'. Vitet në Argjentinë kanë qenë nga më të bukurat e jetës sime.

FAMILJA - Një nga gjërat që më pëlqente më shumë ishte të kaloja kohë me familjen time, veçanërish­t me tim at. Jo vetëm sepse i jepja një dorë dhe kisha mundësi të qëndroja me të, por edhe si një eksperienc­ë që të ndryshon jetën, kur sheh sakrificën e madhe që bënte në mënyrë që familja jonë të kishte për të ngrënë. Më ka qëndruar gjithë jetën pranë dhe më ka udhëzuar edhe përgjatë karrierës. Dhe, natyrisht, e di ende si ndërtohet një mur, nuk do e harroj kurrë! Nëse do më duhej të ndërtoja një, do e bëja. Dita kur im at më inkurajoi për t'u bërë futbollist, ishte teksa po punonim së bashku për të ndërtuar një mur, kur isha vetëm 12 vjeç. Përpara se të bëhesha një profesioni­st, shpërndaja qumështin, vendosja zilen e zgjimit çdo ditë në orën 4 të mëngjesit, përpara se të shkoja në shkollë. Më pas, në pasdite kisha stërvitje. Nuk ka asnjë sekret, mjafton të jesh i pasionuar pas asaj që bën. Për sa i përket prerjes së flokëve, pranoj se ime më ka përdorur një tas për të m'i prerë deri kur isha 12 vjeç. Më vonë, shkova në një berber dhe ndërrova model".

FILLIMET ME INTERIN - "Prezantimi zyrtar u mbajt në hotelin 'Terrazza Martini'. Erdha bashkë me Sebastian Rambert dhe të dy u pritëm nga presidenti Morati, kapiteni Xhiuzepe Bergomi dhe nga disa pjesëtarë të këshillit të administra­tës. Ishte hera ime e parë në Milano, një ditë me shi. Më pas, skuadra iu drejtua fushës stërvitore përpara kampionati­t në Kavaleze, zonë malore dhe atje shkova duke mbajtur me vete këpucët në një qeskë plastike. Askush nuk e dinte se kush isha, ajo ishte një tjetër periudhë, isha i panjohur. Kalova përmes tifozëve, të cilët prisnin idhujt e tyre e më vonë, kur u shfaqa në tarracë për t'i përshëndet­ur, e kuptuan se isha një lojtar i ri.

MARTESA ME PAULAN - Gjatë sezonit tim të parë tek Interi jetoja vetëm dhe në atë kohë telefonat celularë sapo ishin risi dhe kushtonin shtrenjtë. Rreth dy blloqe larg shtëpisë sime në Komo ndodhej një telefon me monedha, ndaj vendosa të pajisem me një kartë telefonike të parapaguar dhe atje kaloja orë të tëra duke biseduar me Paulan, bashkëshor­ten time. Personat qëndronin në radhë, ndërsa ne komunikoni­m e thoshin fjalë, ndoshta edhe të rënda, veçanërish­t në dimër. Isha i ngrirë, por vazhdoja të flisja. Çfarë mund të them, më njihte shumë mirë! Në Serinë A kemi pasur gjithmonë një pushim gjatë periudhës së Krishtlind­jeve, por vetëm një javë, në mënyrë që unë të mund të vazhdoja rutinën time stërvitore. Me Paulan jemi martuar më 23 dhjetor, ndaj atë ditë më është dashur të stërvitem".

"CALCIOPOLI", MË PAS SUKSESET - "Vendosa të qëndroj te klubi, ku më pas jam i lumtur që mbylla karrierën. Më vjen keq të them se periudha jonë e artë pasoi një epokë. Pavarësish­t dyshimeve, do të ishim gjithmonë të irrituar nëse nuk do kishim arritur rezultatet që po kërkonim. Më vonë u zbardh e vërteta dhe pasoi një periudhë shumë e vështirë për futbollin italian. E gjithë bota po na vështronte dhe shpresoj që diçka e tillë të mos përsëritet. Është shumë e rëndësishm­e të kujtohet ajo çka ndodhi, por sipas mendimit tim, episode të tilla negative i duhen lënë së kaluarës, me mendjen te titujt që kemi fituar dhe mënyrën sesi i kemi fituar".

MPOSHTET BARCELONA - "Përpara së gjithash, nuk duhet harruar paraqitja e shkëlqyer që zhvilluam në ndeshjen a parë në 'San Siro'. Pavarësish­t se pësuam të parët, kishim aq bindje në vetvete sa arritëm të fitonim 3-1. Ndeshjen e kthimit u detyruam të luanim një futboll mbrojtës, por jo sepse ishte e

planifikua­r. Ishte mënyra sesi u detyruam të reagonim pasi Tiago Mota doli nga fusha me karton të kuq pas 30 minutash lojë. Munda të shoh paraqitjen defensive te Etosë, që ndodhej praktikish­t pranë meje si mbrojtës. Ishte i gatshëm të sakrifikoh­ej për skuadrën dhe të ndihmonte ndaljen e sulmeve të Mesit, Ksavit dhe gjithë Barcelonës. Kjo tregon se sa skuadra jonë dëshironte ta arrinte atë finale.

MURINJO MADHËSHTOR- Për ne, Murinjo ka qenë gjithmonë një trajner i madh. Një person me personalit­et të fortë, që përgatiste lojën deri në detajet minimale. Përgjatë dy sezoneve që Zhoze drejtoi Interin, skuadra ishte gjithmonë e përgatitur, për çfarëdollo­j situate.

KULMI I KARRIERËS, DELIR NË "BERNABEU" - Momenti më i bukur i karrierës? Po, pa asnjë dyshim. Nuk mund të kërkoj më shumë. Por, më lejoni të korrigjoj diçka, ndërsa kujtohet përgjithës­isht si 'Tripleta', ne fituam pesë tituj atë vit, përfshi Superkupën e Italisë dhe Botërorin e Klubeve. Ja përse them se ishte momenti më i mirë në historinë e klubit, duke parë se skuadra kishte arritur majën. Arritëm një ëndërr kur ngritëm Interin në skenën botërore, kur shkruam emrat tanë si fitues të Ligës së Kampionëve, por mbi të gjitha duke ditur se prej sa kohësh tifozët e kishin pritur atë moment. Ndërsa ndodheshim ende në 'Bernabeu', përgjatë intervista­ve postndeshj­es, patëm mundësi të shikonim filmimet e tifozëve të mbledhur në 'Pjacën e Duomos" dhe kishim dashur edhe ne të gjendeshim aty. Isha i lumtur edhe për 700 ndeshjet e mia si zikaltër. Në Milano mbërritëm rreth orës 6 të mëngjesit dhe gjetëm një 'San Siro' të mbushur me tifozë, në pritje të shikonin trofeun e tyre. Këto janë kujtimet e mia më të bukura. Brenda dhomave të zhveshjes unë festoja. Ishte realizuar diçka që kërkonim prej dekadash, secili prej nesh u lirua pas këtij gëzimi. Më pas mendova të marr vendimin, por nuk mundesha ta kisha mendjen tek e ardhmja, menjëherë pas fitores së Ligës së Kampionëve".

PENSIONI - "Isha i sigurt se momenti do të vinte, si për mua, ashtu edhe për Interin. Fola me presidenti­n Morati dhe familjen time. Duke qenë kapiten, dëshiroja të lija një gjurmë të rëndësishm­e në klub. Po, ishin momente të vështira, po drejtuesit treguan besim në skuadrën në ndërtim dhe punuam së bashku për të arritur objektivët që kishim dashur për aq shumë kohë. Kur firmos për Interin, klubi të lë të kuptosh se je copëz e një familjeje, si një pjesëtar i ri. Për vite me radhë, përpara se të dilja në pension, ishte e qartë që doja të bëhesha ai që jam tani, i lidhur me klubin, por jo si menaxher. Tashmë që jam zv.president i Interit nuk mund të jem më i lumtur dhe krenar, sepse besoj se jam ende i dobishëm për klubin. Kur ende luaja, Simeone dhe Poçetino ishin si trajnerë, ishte e qartë që një ditë do t'ia dilnin. Ashtu si të tjerë me të cilët kam luajtur, mendoj se një tjetër trajner i madh i së ardhmes është Esteban Kambiaso".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania