Panorama Sport (Albania)

Kin: Reali me shokë do tallen me Liverpulin

-

Roi Kin ka bërë një vlerësim brutal të skuadrës së Liverpulit dhe ambicieve të saj në Ligën e Kampioneve. Legjendën e Mançester Junajtid nuk e bind aspak premiera e ekipit të Klopit në barazimin 2-2 kundër Sevijes, ku 5 herë kampionët e Europës, ekspozuan gjithë defektet e tyre në mbrojtje, por u dënuan edhe nga Firmino, për atë penallti të humbur. "Liverpuli i bëri shumë mirë gjërat në aspektin e krijimit të rasteve, shpejtësis­ë dhe forcës në sulm. Unë mendoj se kjo skuadër e ka cilësinë për ta kaluar grupin, por më vonë, Reali i Madridit dhe të gjitha skuadrat e tjera të mëdha, do të tallen kur të përballen me ta", komentoi Kin për "ITV". Firmino, Salah dhe Georginio Vijnaldum patën shanse për ta thelluar avantazhin e "reds"-ave, por ata paguan pasaktësin­ë e tyre dhe u fikën nga një rivënie e Korreas që mundi të barazonte. Edhe analisti tjetër i "ITV", Li Dikson, kritikoi mbrojtjen e Klopit: "Potenciali i tyre sulmues është i shkëlqyer, i tillë ka qenë gjatë gjithë sezonit. Mënyra sesi të godasin në kundërsulm është e frikshme. Por kur të luajnë ndaj skuadrave më të forta në Ligën e Kampioneve dhe në Premier Ligë, duhet të mbyllin hapësirat që lënë pas. Te goli i dytë, duket sikur po mbron një nxënës shkolle pas rivënies". Megjithatë, trajneri Klop u mbrojt nga kritikat dhe tha se një blerje në mbrojtje nuk do t'i kishte zgjidhur problemet e skuadrës së trashëguar­a nga sezoni i shkuar ( i referua Van Dijkut). "E di që ju gjithnjë kërkoni një alibi dhe fajësoni merkaton, pse nuk blemë këtë apo atë lojtar. Nëse problemet në mbrojtje do të zgjidheshi­n nga një transferim i vetëm, atëherë ne do të nxirrnim të gjitha paratë dhe do ta blinim atë. Por problemi i mbrojtjes është kompleks dhe bashkëvepr­ojnë një sërë faktorësh. Duhet punuar sepse ka vend për përmirësim. Duhet të mësojmë të jemi dominues dhe të mos pësojmë më gola të lehtë", deklaroi tekniku gjerman.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania