Panorama Sport (Albania)

UEFA tërbon Lionel Mesin

Reali përkëdhele­t me Ronaldon, ka vend edhe për lojtarin e Besnik Hasit

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Me një dopietë udhëhoqi Barce lonën drejt suksesit të parë sezonal në Champions kundër Juventusit. Por pavarësish­t se opinioni ngriti në qiell Lionel Mesin për ndeshjen e tij monumental­e kundër Xhixhi Bufonit (të cilit nuk i kishte shënuar kurrë më parë) me shokë, UEFA ka vendosur që ta lërë jashtë skuadrës më të mirë të javës së parë të Ligës së Kampioneve. Në sulm, nuk mungon rivali i tij Kristiano Ronaldo, ndërsa pozicionet e tjera i zënë sulmuesi i Totenhemit, Herri Kejn, autor i një dopiete ndaj Dortmundit në "Wembley" dhe Edinson Kavani i PSG-së. Një vendim surprizë që ka çuditur jo pak edhe mediat madrilene, që i kanë bërë jehonë lajmit. Mesa duket UEFA ka vendosur të përkëdhelë Realin, duke zgjedhur të vetmit përfaqësue­s të klubeve spanjolle në këtë formacion nga kampionët e Europës: Ronaldo dhe Serxho Ramos, të dy shënues në ndeshjen kundër qipriotëve të APOELit. Dy mbrojtësit e Çelsit, Azpilikuet­a dhe Zapakosta, autorë të dy golave në suksesin 6-0 ndaj Karabakut të Agollit në "Stamford Bridge" (spektakola­r ai i italianit) zënë dy krahët e repartit të prapavijës, i cili përbëhet edhe nga Ramos dhe nga Xhon Stons, mbrojtësit të Sitit që shënoi një dopietë kundër Fejnordit. Dorezat e portierit më të mirë i jepen me të drejtë Alisonit. Braziliani i Romës mbajti në lojë skuadrën e tij në një barazim 0-0 përballë Atletikos me pritjet shpëtimtar­e. Surprizë është edhe përfshirja në skuadrën ideale të Pardosë së Olimpiakos­it. Hasi e aktivizoi si zëvendësue­s dhe Pardo rihapi ndeshjen kundër Sportingut me dy golat e tij në fund, por nuk e shmangu dot humbjen e skuadrës greke. Skuadra kompletohe­t nga mesfushori Junajtid, Maruan Felaini dhe ai i Bajernit, Joshua Kimish.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania