Panorama Sport (Albania)

Marselo: Nejmar, rivali më i vështirë

-

Në konferencë­n e prezantimi­t të rinovimit të kontratës së tij me Realin, Marselo, iu përgjigj edhe disa pyetjeve interesant­e të gazetarëve, ndërkohë që mori edhe një lajm të mirë, pezullimi i tij prej dy ndeshjes në La Liga, u reduktua në vetëm 1. Mbrojtësi brazilian, i cili rinovoi kontratën në "Bernabeu" deri në vitin 2022 të mërkurën, do të mungojë të dielën kundër Real Sociedadit, por do të rikthehet të mërkurën, kur Reali të përballet me Real Betisin në La Liga. Fillimisht, mbrojtësi i majtë u dënua me dy ndeshje pasi goditi Lermën e Levantes, por trupa e Apelit vendosi që ta heqë pezullimin e tij me një ndeshje shtesë, sepse nuk e konsideroi dashakeqe dhe të qëllimshme atë që ndodhi në ndeshjen e fundit të kampionëve në kampionat.

Cili ka qenë trajneri më i mirë në karrierën tuaj? Zizu. Kuptohem me të pa qenë nevoja që të flas, por vetëm me sy. Ndoshta sepse ai ka qenë një futbollist. Është shumë e vështirë të bësh bashkë një skuadër me kaq shumë lojtarë të shkëlqyer në një hark kohor të shkurtër. Cilat kanë qenë këshillat më të mira që keni marrë në jetë?

Ato të gjyshit tim. Pa të nuk do të isha bërë kurrë futbollist dhe nuk do të isha sot te Reali. Këshillat janë gjithnjë të vyera nga kushdo i jep ato. Ato të mirat duhet t'i ngulisësh në kokë. Shumë njerëz më kanë këshilluar: duke nisur nga familja, kolegët, ish-shokë skuadre, trajnerë...

Lojtari më i mirë me të cilin ke luajtur dhe kundërshta­ri më i vështirë?

Unë kam luajtur me Ronaldon, Ronaldinjo­n, Van Nistelroin, por ju e dini se cili është më i miri: Kristiano. Ai është lojtari më i kompletuar. Ndërsa kundërshta­ri më i vështirë është Nejmari. Momenti më i bukur dhe i trishtë në karrierën tuaj? Të gjitha çka kam kaluar këtu këto 10 vite, përndryshe nuk do të isha ende në Madrid pas një dekade. Kam parë të rritet familja këtu dhe kjo është gjithashtu një kënaqësi edhe jashtë fushe. Tani kam më shumë dëshirë, jam pjekur shumë në këtë klub, kam mësuar shumë gjëra. Momentet më të bukura janë shumë. Sa herë zgjohem, shoh familjen time të lumtur që jam në Madrid. Këto janë momentet më të bukura, veç titujve. Por lumturia e familjes është gjëja më e rëndësishm­e. Momenti më i keq është kur më thërritën për të më shitur. Kur nuk besojnë tek ty, është natyrisht momenti më i keq. Sot unë jam një tifoz i Realit dhe vuaj si ata kur skuadra humbet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania