Panorama Sport (Albania)

Botërori “Rusi 2018”, FIFA nis shitjen e biletave

-

Seria e parë e biletave për fazat finale të Botërorit “Rusi 2018” ka nisur ditën e djeshme. Lajmi është bërë zyrtar në faqen e FIFA- s, që i ka dhënë startin shitjes së biletave: “Po zbatojmë një sistem biletarie, i cili do t’u japë mundësi tifozëve në të gjithë botën të përfitojnë një biletë në mënyrë të thjeshtë”, ka shpjeguar sekretarja e përgjithsh­me, Fatma Samoura. “Në të gjithë historinë e manifestim­it, tifozët kanë pasur gjithmonë një rol thelbësor në sharmin e Kupës së Botës dhe do vazhdojnë kështu edhe në Rusi, falë një organizimi të shkëlqyer të atmosferës që do të nuhatet nëpër stadiume”. Ja si do të funksionoj­ë: -Faza 1 (14 shtator-12 tetor): prezantimi i kërkesës do të bëhet përpara hedhjes së shorteve për grupet. Nëse numri i kërkesave do të jetë më i lartë se numri i biletave në dispozicio­n, kuponat do të caktohen në një proces zgjedhjeje të rastësishë­m. Do jetë e mundur blerja e një pakete biletash për ata, të cilët do duan të ndjekin të gjitha ndeshjet e një përfaqësue­seje specififik­e. -Faza 1-2 (16-28 nëntor): biletat do të caktohen në bazë të një rregulli sipas kërkesës. Do jetë sërish e mundur blerja e një pakete biletash për ata, të cilët do të duan të ndjekin të gjitha ndeshjet e një përfaqësue­seje specififik­e.

-Faza 2 (2 dhjetor 2017–31 janar 2018): do të paraqitet kërkesa pas hedhjes së shortit për grupit, ndarja do jetë e rastësishm­e.

-Faza 2-2 (13 mars-3 prill): ndarja e biletave do të vazhdojë në bazë të një rregulli të paraqitjes së kërkesës.

-Faza 3 (18 prill-15 korrik): mundësi e blerjes së biletave, ndërsa afrohet dita e zhvillimit të ndeshjeve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania