Panorama Sport (Albania)

Nis Kategoria e Parë, Tirana “ndëshkon” Albi Dokën

I riu mbetet jashtë 18-shes në startin e sezonit, Karabeci e nis nga stoli prej temperatur­ës

- ADELA MERKO

Albi Doka mbetet jas htë 18- shes. Gjith kujt mund t'i ndodhë që të përfundojë në tribunë, megjithatë në këtë rast diçka nuk shkon. Jo më larg se pak ditë më parë, klubi, por edhe vetë stafi teknik, "bllokuan" largimin e tij. Skënderbeu e kërkoi me ngulm, madje ofroi jo pak, por 150 mijë euro për kartonin e lojtarit të linjës së djathtë. Negociatat ishin të vazhdueshm­e, por prej insistimit të Ze Marias, presidenti Refik Halili i tha "jo" homologut të tij Ardjan Takaj. Nëse në Superkupë dhe në Kupë e nisi nga stoli, sa prej Shpresave, aq edhe prej vendimit të trajnerit, nisjen e kampionati­t i riu do të jetë i detyruar që ta shohë nga tribuna e "Selman Stërmasi"-t. Ekipi ka mbyllur dje paradite stërvitjen dhe në listën e afishuar të të grumbullua­rve mungonte pikërisht emri i 20vjeçarit. Sigurisht që vend për të dhënë shpjegime nuk ka, pasi vendimi për këtë pjesë i takon veçse teknikut brazilian, megjithatë, kur dihet që ky i fundit e donte me forcë në ekip, shtohen dyshimet. Ndoshta Ze Maria dëshiron t'i tregojë Albi Dokës që është si gjithë të tjerët, ose kjo mund të jetë një lloj "hakmarrje", pasi edhe vetë lojtari preferonte që t'i bashkohej Skënderbeu­t që militon në Superiore. Megjithatë, për t'u dhënë fund dyshimeve, përgjigjen do ta japë sot pas ndeshjes me Ilirinë vetë trajneri.

Kapiteni - Erando Karabeci do të jetë në stol kundër Ilirisë. Kapiteni ka qenë me temperatur­ë dje, ndaj stafi teknik nuk ka në plan që ta rrezikojë kapitenin. Në bazë të asaj që u provua edhe dje në stërvitje, mësohet se braziliani do hedhë në fushë një ekip sulmues, me skemën 4-3-3. Vendin e Dokës që nuk është grumbullua­r e zë Sentamu, ndërsa atë të Karabecit i riu Qilimi. Anglezi Ngoo gjithashtu nuk është titullar, pasi Ze Maria i ka besuar Grecës. Porta dhe mbrojtja nuk pësojnë lëvizje, pasi janë njësoj si në Superkupë.

 ??  ?? Bardheblut­ëBardheblu­të startojnës­tartojnë sezoninsez­onin e tyretyre tëtë parëparë në inferiore,inferiore, ZeZe Maria:Maria: E fillojmëfi­llojmë meme 100100 kmkm nënë orë,orë, porpor fushatfush­at janëjanë sisi BraziliBra­zili parapara 40 vitesh.vitesh.
Bardheblut­ëBardheblu­të startojnës­tartojnë sezoninsez­onin e tyretyre tëtë parëparë në inferiore,inferiore, ZeZe Maria:Maria: E fillojmëfi­llojmë meme 100100 kmkm nënë orë,orë, porpor fushatfush­at janëjanë sisi BraziliBra­zili parapara 40 vitesh.vitesh.
 ??  ?? Fotoja zyrtare e Tiranës për sezonin 2017-2018
Fotoja zyrtare e Tiranës për sezonin 2017-2018
 ??  ?? E vështirë, por tashmë e ka pranuar realitetin. Tirana ka ndryshuar më në fund logon edhe në sallën e konferenca­ve, ndërsa vendin e Kategorisë Superiore e ka zënë... Kategoria e Parë.
E vështirë, por tashmë e ka pranuar realitetin. Tirana ka ndryshuar më në fund logon edhe në sallën e konferenca­ve, ndërsa vendin e Kategorisë Superiore e ka zënë... Kategoria e Parë.
 ??  ?? Doka duke festuar me stafin suksesin në Superkupë
Doka duke festuar me stafin suksesin në Superkupë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania