Panorama Sport (Albania)

Alban Hoxha dorëzon shiritin, Partizani alarm para Kukësit

Dëmtimet, pas Fejzullahu­t probleme edhe Adorjan, Malota e Çani

- ILIR CARA

Çështja "Alban Hox ha" plasi te Parti zani pas ndeshjes me Laçin, por dje ka marrë fund, pasi "gardiani", me shumë sforco, ka pranuar të plotësojë kushtin e Luçiano Moxhit, i cili i kërkoi që t'u kërkojë falje shokëve të ekipit për shkeljen e rregullore­s. Përpos ndjesës, Hoxha ka ndërmarrë një vendim më shumë, duke hequr dorë nga shiriti i kapitenit, të cilin e mbajti që nga sezoni 2015- 2016, kur ekipi drejtohej nga trajneri Shpëtim Duro. Kërkimi i faljes ka qenë kusht i "Big Luçiano"-s për portierin, por heqja dorë nga shiriti i kapitenit mbetet për t'u zbuluar, nëse ka qenë vendim i vetë Hoxhës apo një kërkesë e pa bërë publike nga drejtuesit. 29-vjeçari nuk e priti mirë pezullimin nga drejtuesit italianë para ndeshjes me Laçin, kështu që për disa ditë Hoxha bëri qëndresë duke menduar se e drejta e tij do të triumfonte. Duke parë që palët nuk po "lëshonin pe", mësohet se në lojë ka hyrë edhe presidenti Demi, i cili me autoriteti­n e tij ka kthyer normalitet­in në ekip. Standardi i përdorur me ish-kapitenin, pasi është bërë zyrtare tashmë lënia e shiritit nga Alban Hoxha, pritet të bëhet një shembull për të tjerët, por edhe një sinjal paralajmër­ues, se te "demat" nuk ka të paprekshëm. NDJESA E HOXHËS Duke parë reagimin e së enjtes të Alban Hoxhës në profilin e tij në "Instagram", nuk pritej që "mea culpa" e portierit të vinte kaq shpejt. Ndonëse një ditë më parë deklaronte se kurrë nuk dorëzohej, dje, përmes faqes zyrtare të klubit, ka ardhur ndjesa e portierit, për klubin, stafin teknik dhe shokët e ekipit. Ja fjalët e Hoxhës, të postuara nga faqja zyrtare e Partizanit: "Klubi ka vendosur një rregullore të brendshme, të cilën unë dhe shokët e mi duhet ta respektojm­ë. Kur kjo rregullore nuk respektohe­t, unë marr përsipër përgjegjës­itë. I kërkoj falje klubit, stafit teknik dhe shokëve të skuadrës. Për këtë arsye dorëzoj edhe shiritin e kapitenit për të dhënë shembull për të gjithë. Jam gati të rikthehem në vendin tim, pranë skuadrës dhe të jem në dispozicio­n të klubit, trajnerit dhe ekipit për të mirën e Partizanit." Me këtë qëndrim të fundit, hapet rruga që Alban Hoxha të jetë titullar në ndeshjes e së hënës ndaj Kukësit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania