Panorama Sport (Albania)

Kamza-Skënderbeu, refuzon policia

Forcat e rendit nuk marrin përsipër ndeshjen, situata merr ngjyra politike

- ABDULLA DUSHKU

Në një kohë që te klubi i Kamzës po bëjnë përgatitje­t e fundit për të pasur një atmosferë festive në ndeshjen e së hënës kundër Skënderbeu­t, del në skenë një problem i vjetër. Komisariat­i i Policisë së...

Në një kohë që te klubi i Kamzës po bëjnë përgatitje­t e fundit për të pasur një atmosferë festive në ndeshjen e së hënës kundër Skënderbeu­t, del në skenë një problem i vjetër. Komisariat­i i Policisë së Kamzës nuk merr përsipër garantimin e sigurisë në stadiumin ku është parashikua­r të luhet takimi me Skënderbeu­n. Edhe pse impianti thuajse është rinovuar totalisht, duke plotësuar të gjitha kriteret e sigurisë, policia, në kontaktin e parë që ka pasur me klubin, ka refuzuar të marrë përsipër mbarëvajtj­en e takimit. Drejtuesit e klubit kanë dorëzuar sipas rregullore­s kërkesën pranë komisariat­it të policisë numër 5, që mbulon si territor stadiumin e Kamzës. Mirëpo, "Panorama Sport" mëson se përgjigja ka qenë negative. Edhe pse drejtuesit e klubit kanë plotësuar të gjitha kërkesat e policisë, siç është rrethimi, vendosja e kamerave në pjesë të dukshme të stadiumit, si dhe përcaktimi i hyrjeve të lojtarëve, zyrtarëve apo edhe tifozëve, përsëri krerët e policisë së Kamzës nuk kanë dhënë shpjegime se cilat janë arsyet që ky komisariat nuk e merr përsipër zhvillimin e një ndeshjeje mjaft të rëndësishm­e si ajo ndaj Skënderbeu­t. Megjithatë, drejtuesit e klubit presin që komisariat­i të japë një përgjigje me shkrim. Në

të njëjtën kohë, klubi nuk e kanë lënë me kaq këtë çështje. Një shkresë drejtuesit kanë dorëzuar edhe pranë drejtorisë qendrore të policisë së kryeqyteti­t dhe asaj të përgjithsh­me. Mësohet se verbalisht u është dhënë një dritë jeshile nga këta të fundit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania