Panorama Sport (Albania)

Presidenti Meta dekoron Agim Fagun

Propozimi për Kreun e Shtetit nga 2; personalit­ete

- OLGERT SERANI

Presidenti i Repub likës, Ilir Meta, vlerë soi dje me një ceremoni solemne basketboll­istin dhe diplomatin e shquar Agim ^agu, duke i akorduar dekoratën "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" me motivacion­in: "Me mirënjohje dhe vlerësim të thellë për veprën dhe kontributi­n madhor që ka dhënë për ngritjen e sportit të basketboll­it në nivelet më të larta ndërkombët­are, si personalit­et i shquar në njohjen dhe lartësimin e vendit tonë në botë". Duke iu drejtuar të pranishmëv­e të shumtë, mes të cilëve familjarë, kolegë, ish-presidenti Alfred Moisiu, deputetë, politikanë, akademikë, diplomatë dhe gazetarë, presidenti Meta theksoi në fjalën e tij: "Pak ditë më parë, mora një kërkesë të nënshkruar nga personalit­ete të jashtëzako­nshme të jetës institucio­nale të sportit, kulturës, arsimit në mënyrë të veçantë që udhëhiqej nga presidenti Moisiu ku mua më bëri përshtypje një apel brenda kërkesës dhe vlerësimit për këtë figurë dhe personalit­et të jashtëzako­nshëm ku thuhej 'Zoti President ka dekorata që nderojnë njerëzit, por ka dhe njerëz që nderojnë dekoratën dhe Agim ^agu është pikërisht një i tillë. Jam i bindur se dekorata e lartë 'Gjergj Kastrioti Skënderbeu', ashtu edhe personalit­eti i Agim ^ agut, nderojnë më së miri njëratjetr­ën. Kjo figurë e jashtëzako­nshme dhe komplekse ndërthur si rrallë dhe në mënyrën më të shkëlqyer figurën e sportistit të niveleve më të larta europiane dhe botërore me atë të qytetarit, intelektua­lit dhe të diplomatit të shkëlqyer", nënvizoi presidenti Meta duke vënë në pah disa nga pikat kulmore të sportistit, diplomatit, edukuesit e pedagogut dhe figurës së spikatur intelektua­le të zotit ^agu ndër dekada. "Personalit­eti i tij ka shkëlqyer në mënyrë të veçantë gjatë detyrës si Ambasador në Mbretërinë e Bashkuar, ku angazhimi dhe bashkëpuni­mi i tij me qeverinë britanike, e cila kishte një rol udhëheqës për zgjidhjen e krizës së Kosovës, ka qenë i jashtëzako­nshëm, ashtu sikurse e jashtëzako­nshme ka qenë dhe paraqitja e tij në mediat më të njohura britanike dhe botërore në mbrojtje të kauzës së Kosovës. Ashtu sikurse mund të dëshmoj jo vetëm unë, por edhe shumë kolegë të tjerë këtu që kanë punuar me të në Ministrinë e

Punëve të Jashtme apo të Mbrojtjes për rolin e tij të jashtëzako­nshëm dhe plot pasion për përgatitje­n e Shqipërisë për anëtarësim­in në NAT] duke drejtuar në Ministrinë e Jashtme drejtorinë për NAT]n. Do të doja të vlerësoja dhe kontributi­n e tij në fushën e arsimit e të edukimit ku ai ka shërbyer në vitet e para pas diplomimit dhe është e qartë se ai kudo ka qenë i shkëlqyer si nwënës, student, mësues, pedagog dhe si diplomat", u shpreh Presidenti i Republikës. Më pas, u shfaq një dokumentar mbi jetën dhe veprimtari­në sportive të Agim ^agut.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti i Republikës, Ilir Meta i dorëzon Agim Fagut Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”
Presidenti i Republikës, Ilir Meta i dorëzon Agim Fagut Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania