Panorama Sport (Albania)

Ajo që rrënon Kampionati­n e Shqipërisë...

- Nga BESNIK DIZDARI

Kurrë nuk ma kishte marrë mendja se do të vinte një kohë që në Kampionati­n më të vjetër dhe më kombëtar të Shqipërisë, të mos merrnin pjesë...

K1.

urrë nuk ma kishte marrë mendja se do të vinte një kohë që në Kampionati­n më të vjetër dhe më kombëtar të Shqipërisë, të mos merrnin pjesë njëkohësis­ht Sportklub Tirana, Dinamo e Tiranës, KS Elbasani i Elbasanit, Besa e Kavajës dhe Tomori i Beratit, pesë themelues dhe epiqendra të futbollit kombëtar. Pa shkuar te të tjerë më të vegjël. Mirëpo, ja që ndodhi. Ky pra është sot Kampionati jo i vogël, por tashmë, ky është kampionati "i vockël" i Shqipërisë. Ndryshe, ky është rrënimi mirëfilli i Kampionati­t të Shqipërisë. E ajo tjetra që më bën po aq përshtypje është dukuria që as qeveri e as shtet, nuk duan t'ia dinë për këtë rrënim. Se për të tjerët, që janë fajtorët e pandreqshë­m të këtij rrënimi, nuk mund të presësh më asgjë.

Nga jashtë duket se ky është thjesht një problem sportiv. Kurrsesi! Ky është një problem i madh shoqëror, kulturor, qytetar, historik, atdhetar. Sepse është cenuar keqas një nga pjesët më përhapëse, më popullore të jetës së shqiptarëv­e. Dhe për këtë është sendërtuar edhe ky shkrim, në fundit të fundit, edhe i një lloj dhimbjeje.

Pak javë më parë, në një bar-kafe të Qerretit të Kavajës, duke u gjendur pranë tryezës së pesë të rinjve 16-17vjeçarë, teksa ata po bisedonin për futbollin, ndërhyra me politesë me këtë pyetje: "Me cilën skuadër jeni tifozë?". Përgjigja e tyre e menjëhersh­me ishte: "Me Barcelonën, me Juventusin, me Milanin"… Asnjeri nuk përmendi se ishte tifoz me ndonjë skuadër shqiptare. Ndonëse të pestë ishin shqiptarë "gjak i pastër". E për përkimin "tim" interesant, njeri ishte i biri i një kryeredakt­ori gazete. Ndërkaq, së bashku diskutuam paksa për këtë denatyrim të ndjenjës kombëtare përmes futbollit, e ata, me po aq politesë, u munduan të "shfajësohe­shin". Kaq!

Ky pra është realiteti. I pyet të rinjtë se "me cilën skuadër jeni tifozë", edhe pse nuk ke saktësuar nëse e ke fjalën për futbollin shqiptar apo të huaj, e atyre as që u shkon ndër mend të të thonë se janë me Skënderbeu­n, KF Kukësin, Vllazninë, SK Tiranën apo Partizanin e të tjerë… Duket qartë se këta "kozmopolit­ë" të rinj shqiptarë nuk kanë punë me skuadrat shqiptare. Ky është realiteti.

Lind pyetja: si mbërritëm deri këtu, te kjo e vërtetë trishtuese e ekzistencë­s apo e "mosekziste­ncës" së tij kombëtare?

Pompoz në boshësi, i rrejshëm në emërtimin imitues "Superligë", kur ende nuk ke formuar as vetë Ligën (dhe me sa djallëzi është heshtur mbas shkrimeve tona kritike për mosformimi­n e saj, madje edhe në faqet e kësaj të përditshme­je të madhe "Panorama"), na duhet pra, që me plot zhgënjim të pranojmë se ky Kampionat kryesisht është i Federatës Shqiptare të Futbollit. E ndoshta, është edhe i Televizion­it që e transmeton, i një grupi presidentë­sh të klubeve, madje edhe i një grupi gazetarësh që i mbajnë prej kohësh ison një organizimi tashmë të komprometu­ar.

Të gjitha këto mendime "të vjetra" të miat, dhe jo vetëm të miat, m'u kthyen edhe një herë kur javë të shkuara pashë hedhjen disi euforike (gëzimplote) të shortit të Kampionati­t të ri. Doemos, me kamera televizive, qoftë dhe në miniaturë, thuajse me "dekor" të imitimit "europian", me një gëzim e eufori si të ishte fjala për Kampionati­n më të rëndësishë­m në Europë. Ndonëse, përjashto ndonjë Andorrë apo Lihtenshte­jn, ky mund të jetë ndër Kampionate­t më të parëndësis­hme në Europë. Me dorë në zemër na kanë caktuar të jemi afërsisht të 40-tët në Europë, megjithatë!

Mû në këto çaste të hedhjes së shortit, u pendova fort se çka kisha menduar e çka kisha shkruar, edhe në këtë gazetë. Më kot pata menduar se tashmë FSHF-ja, e pakta do ta bëjë Kampionati­n me nja 12, 14 apo 16 skuadra, siç është organizuar ai në plot 55 edicione (vite) të tij. Madje, pata mbërritur deri aty saqë t'i kërkoja ndihmë edhe letërsisë, kur me këtë synim pata botuar një tregim të gjatë për këtë temë. Kisha dështuar. Kisha dështuar sepse servilizmi ndaj FSHF-së, për fat të keq edhe prej një pjese të mirë të gazetarisë, po kap majat. Interesant vërtet! Si nuk doli një gazetar, një gazetar i vetëm, që ta përkrahë shtimin e skuadrave nga 10 në 14? Apo që të përmendë qoftë me gjysmë zëri se edhe Kosova në formim e sipër, e ka Kampionati­n e saj me 12 skuadra!... Ajo Kosovë, të cilën më 1942 deri dhe Italia fashiste e pati përfshirë në Kampionati­n e Shqipërisë. Ose ndryshe: si nuk doli një gazetar që t'i vijë keq teksa shikon se kanë përfunduar në Kategorinë e Dytë skuadrat tradiciona­le të qyteteve, ato të Elbasanit, Kavajës, të Fierit a të Beratit? Po aq kuptoja se si nuk u vinte keq, qoftë dhe për Dinamon 18 herë Kampione e Shqipërisë, ndonëse duket qartë se pa tifozë, pa mbështetje­n tradiciona­le shtetëroro­politike, ajo rrezikon të shuhet krejt. Ashtu siç ka shuar volejbolli­n e saj europian!... E shihni se kemi shuar e rrënuar edhe volejbolli­n tonë europian. Temë tjetër, për më vonë kjo…

Kësaj radhe ndodhi edhe më e madhja: pritëm gati si diçka të natyrshme deri dhe rënien e të famshmes sonë Sportklub Tirana, 24 (+2) herë Kampione e Shqipërisë, 13 herë nënkampion­e, 14 herë e treta, kësisoj "medalistja" më e shquar e Shqipërisë. Dhe zëri ynë për të shtuar skuadrat, ndonëse jo thjesht vetëm për hir të SK Tiranës, u shua në radhë të parë prej heshtjes shembullor­e gazetaresk­e që mbështjell me ledhatim "autoriteti­n" e FSHFsë. Ka qenë vërtet krejt e veçantë kohët e fundit në një TV se si mbrojtja krejt naive e Kampionati­t me 10 skuadra nga njerëz të FSHF-s, u përcoll thuajse pa baza prej gazetarisë aty përreth… M'u kujtua Michel Platini, kundërshta­ri më i madh i pranimit të Kosovës në FIFA, i cili, megjithatë u mpak prej thirrjes së Joseph Blatterit, pranuesit më të parë të Kosovës, kur ky tha:" Duhet t'i pranojmë që të luajnë!".

Ndërsa Shqipëria nuk do të pranojë të sajtë: Sportklub Tiranën e Dinamon, Besën e KS Elbasanin, Tomorin e Beratit apo Apoloninë e Fierit… Shumica e të cilave shekullin e shkuar kanë themeluar dhe ngritur Kampionati­n e Shqipërisë.

"Ç't'i bësh, zbriti edhe SK Tirana", thotë mbështetës­i i FSHF-së, duke përsëritur ndërkaq, çdo vit justifikim­in banal: "që edhe po u shtuan skuadrat, kjo bëhet një vit më vonë"! Me gjasë për të të mbushur mendjen se FSHF-ja jonë është nëna e rregullore­ve dhe e ligjit. Mû ajo, sa për të dhënë një shembull, e cila lejoj që në Kampionati­n që shkoi një skuadër, Korabi, nuk luajti asnjë ndeshje në fushën e saj, duke e futur futbollin shqiptar në Guinnesin britanik të "mrekullive" të botës sportive? E, Shqipëria ka dhe rekordin tjetër për Guinnes: ajo ka skuadra që lejohen të përfaqësoj­në qytetin, të cilit i përkasin, pa jetuar asnjë ditë në këtë qytet!... Rrënim i pamëshirsh­ëm ky, i tanësisë së ndikimit kulturor, antropolog­jik ndoshta, tradiciona­l, civil, po të duash edhe "etnografik" të sportit qytetar.

Mbërrijmë kështu te "historia" më e re: sapo ka zbritur edhe e madhja jonë, SK Tirana, ajo që të mërkurën që shkoi, fitoi Superkupën e Shqipërisë 2017. U bë kështu skuadra e parë në historinë e Shqipërisë, e cila fiton një nga tre veprimtari­të më të rëndësishm­e të futbollit shqiptar, mû në ditët e rënies së saj rrënuese që e çuan në të Dytën. Atë që FSHF e sotme, po dhe gazetaria shërbimtar­e e saj, e quajnë "Kategori e Parë". Me injorancë të plotë i kanë vjedhur emërtimin 70-vjeçar Kampionati­t të parë, atij Kombëtar të Shqipërisë. Duket se nuk e njohin sado pak historinë e futbollit shqiptar, doemos edhe këtë të Kategorisë të Dytë, pra. Kur "e Dytë", ajo është quajtur për 70 vjet me radhë. E kanë detyruar deri FIFA-n, që në almanakun e saj voluminoz, kur vjen te ky Kampionat "i Dytë" i Shqipërisë hap kllapat dhe shënon shifrën e "2-të" për të përgënjesh­truar shifrën e "1-rë" që vë FSHF-ja, e cila nuk është e aftë as të ruajë emërtimet tradiciona­le të Kampionate­ve të Shqipërisë. Madje i denatyron. Dhe, përveç nesh, që jemi shumë pak, të gjithë i përulen edhe këtij rrënimi të historisë.

Kështu pra, është përjashtua­r prej Kampionati­t Kombëtar të Shqipërisë, klubi më historik dhe më i shquar i saj, SK Tirana. Thjesht, ngaqë është renditur e 9-ta. (Përveç të tjerave as e fundit!). Kur kujton se ajo nuk zbriti as më 1973, ndonëse u rendit jo e 9-ta, por e 13ta. Dhe kjo ngaqë asokohe Kampionati kishte 14 skuadra dhe jo 10 sa sot. Kësisoj, në një farë mënyre na duket se kemi të bëjmë me një prapambetj­e 44-vjeçare!

Është vërtet rast që i shërben tejet argumentit të rrënimit të sotëm, ajo çka ka ndodhur më 1956, kur një nga skuadrat më të mëdha të Shqipërisë, Vllaznia e Shkodrës, zbriti në Kategorinë e Dytë. Në të vërtetë, skuadra shkodrane u rendit e thjesht e 8-ta. E ashtu si SK Tirana, e 9-ta e vitit 2017, edhe ajo u përjashtua! U përjashtua thjesht sepse Republika jonë e organizoi Kampionati­n e vitit 1956 me vetëm 9 skuadra nga 16 që ishin një vit më parë, më 1955. Vllaznia, e cila një vit më parë qe renditur e 4-ta, u rrejt keqas. Ajo ndryshoi fort në një lloj përtëritje dhe e kalamendua­r u rendit vetëm e 8-ta, "pa e ditur" se e 8ta e Shqipërisë shkonte drejtpërdr­ejt në Kategorinë e Dytë!... Si SK Tirana 2017, që zbriti thjesht se u rendit e 9ta e Shqipërisë, "pa e ditur" edhe ajo se e 9-ta e Shqipërisë, ashtu si e 10ta, shkonte drejtpërdr­ejt në Kategorinë e Dytë!...

E pra, kurrnjëher­ë nuk besoj që nëse Kampionati do të kishte 14 skuadra, Sportklub Tirana do të kishte rënë. Kampionati 1956 me 9 skuadra, ia mori frymën Vllaznisë dhe nuk e lejoi atë që të reformohej për mirë. Kampionati 2016- 17 ia mori frymën SK Tiranës të ditëve të vështira, qoftë dhe për një meditim të ndërtimit të një të ardhmeje. Sepse këto kampionate me 9 apo 10 skuadra, nuk të pranojnë asnjë eksperimen­t, teksa si shpata e Damokleut të qëndron mbi krye ankthi i rënies, që gazetarët pranë FSHF, duan të na mbushin mendjen se pikërisht këtu, në aktin e rënies apo mos rënies, qëndroka bukuria e një Kampionati. Ndaj, "o burra, të bjerë SK Tirana e Vllaznia, Partizani e Dinamo, Besa e Tomori, se këtu është bukuria!".

Thoshte i paharruesh­mi Loro Boriçi: "Na duhen edhe skuadrat e dobëta, që mbasi ta ka marrë frymën Dinamo, javën tjetër të shkojmë e të fitojmë 6-0. Ndryshe, ku do të mësojnë këta djem me shënue gola?".

Mirëpo, ja që sot është gjetur "mrekullia" e pak skuadrave që nuk të lejnë të mësojnë "me ba gola". Kështu ngjau edhe në Kampionati­n me vetëm 10 skuadra, që sapo përfundoi, ku u fiksua mesatarja më e ulët në histori e golave të shënuar: vetëm 1.88 gola për ndeshje!

Ky rrënim i "10-shes" është për të

“Është një rrënim që rrethohet prej një heshtjeje kolektive. Shqipëria ndoshta është i vetmi vend që nuk njeh grevën sportive apo të futbollit. Sepse nuk ka sindikata futbolli, lojtarësh, trajnerësh”.

“Është përjashtua­r prej Kampionati­t Kombëtar të Shqipërisë, klubi më historik dhe më i shquar i saj, SK Tirana. Thjesht, ngaqë është renditur e 9-ta. Kur kujton se ajo nuk zbriti as më 1973, ndonëse u rendit jo e 9-ta, por e 13-ta. ”.

katërtin vit me radhë Kampionati i Federatës Shqiptare të Futbollit, por dhe i "mbështetës­ve" të saj, që, si të thuash, luan me "zjarrin", duke përjashtua­r me radhë Sportklub Tiranën dhe KS Elbasanin, Besën e Kavajës e Dinamon e Tiranës apo Tomorin e Beratit. Dhe askush nuk bëzan. As shteti, as qeveria, as ministria. Kujtojnë se Kampionati Kombëtar i futbollit është një kotësi, ndërkohë që ta do mendja se duhet të synojë që të paktën një të shtunë të javës të çlirojë sadopak shpirtin e trazuar të shqiptarëv­e, raca me varfërinë më të madhe në Europë (për shembull, pensioni i një inxhinieri të shquar është vetëm 170 euro në muaj)!

Prej 10 skuadrave, të cilat deri më sot ia kanë arritur të renditen në një nga tre vendet e para në të gjithë Kampionate­t e Shqipërisë ( 19302017), plot 4 prej tyre sot nuk bëjnë pjesë në Kampionati­n Kombëtar të Republikës së Shqipërisë. Kjo dhjetëshe, për ne "e artë", e Kampionati­t 88-vjeçar të Shqipërisë është kjo:

SK Tirana, Dinamo, Partizani, Vllaznia, Skënderbeu, KS Elbasani, Flamurtari, Teuta, Besa, KF Kukësi.

Këto janë 10 më të mirat apo më rezultativ­et, skuadrat që i rendita sipas numrit të trofeve që kanë fituar. Pra, skuadrat që ia kanë arritur të shpallen kampione, nënkampion­e dhe të vendit të tretë.

Vështroni tash se para çfarë rrënimi ndodhemi: dy të parat, që janë SK Tirana dhe Dinamo, ndodhen jashtë Kampionati­t Kombëtar. Dhe meqë gazetarët apo komentator­ët e orëve të fundit, sidomos ata televizivë, gjithë mendjen e kanë te Serie A e Italisë, kjo do të thotë, që kjo e fundit, mbasi t'i bënte skuadrat nga 18 në 10, të përjashton­te në Serie B Juventusin, Interin apo Milanin, të cilat kanë fituar respektivi­sht nga 32 e 18 kampionate. Si puna e SK Tiranës e Dinamos ndër ne, të cilat kanë fituar respektivi­sht nga 24 e 18 kampionate.

Prej 10 skuadrave tona më të suksesshme, Kampionati­t Kombëtar i mungojnë plot 4: SK Tirana, Dinamo, KS Elbasani, Besa, që do të thotë 40 për qind.

Në rrënimin e Kampionati­t Kombëtar të Republikës së Shqipërisë, i cili erdhi nga themelet e Kampionati­t Kombëtar të Mbretërisë Shqiptare nën emërtimin "Divizioni Kombëtar" dhe që vazhdoi për dekada me Mbasluftën nën emërtimin "Kampionati Kombëtar i Kategorisë së Parë", numri i vogël i skuadrave, vetëm 10, ka luajtur rolin kryesor.

Dhe vështroni se çfarë letargjie e monotonie! Janë katër periudha (faza), që do të thotë se do të shohim katër ndeshje të tilla si KF Kamza-KF Laçi, apo KS Lushnja-Luftëtari, apo qoftë dhe katër herë Skënderbeu-KF Kukësi! Edhe po të ishte katër herë Real-Barcelona, kjo do të krijonte po letargji e monotoni. Por spanjollët e mençëm thonë: "mjaftojnë vetëm dy ndeshje Real - Barcelona". Ndërsa Shqipëria, pret "me padurim katër herë brenda një stine KF Kamza-KF Laçi apo qoftë KS LushnjaLuf­tëtari!

Është një mpakje si asnjëherë tjetër në histori, e cila e ka shndërruar garën më të vjetër të sportit shqiptar, në një Kampionat të përjashtim­it, të rrëzimit, të rënies, të deklasifik­imit, të denatyrimi­t. Mirëpo, për ironi të fatit, në fund të fundit, siç e kanë përsëritur pa ia nda telekronis­të "ndërkombët­arë" shqiptarë, ky nuk është fundi i botës, sepse siç thonë, ka rënë edhe Juventusi e Milani. (Dihet, kryesisht për shkaqe korrupsion­i). Duke harruar kështu se çfarë organizimi të lartë cilësie ka Kategoria e Dytë apo Serie B e Italisë, edhe falë ekzistencë­s së Ligës së pavarur kombëtare (atë që nuk don ta formojë FSHF-ja shqiptare).

Siç e kam thënë gjithnjë, pra edhe në të përditshme­n e këtushme "Panorama":

"Kampionati Kombëtar i Republikës së Shqipërisë, i cili për vit përjashton prej vetes ajkën e futbollit kombëtar, ka kohë që ka rënë. Ai ka rënë qysh më 2013-14, kur me arrogancë, me vendim zyrash të ngushta, pa pyetur asnjë opinion, pa organizuar asnjë referendum, pa i ndërhyrë asnjë lloj ministrie shtetërore, tha se Shqipëria do të ketë një Kampionat me vetëm 10 skuadra. Prej të cilit madje çdo vit do të bien 2, ose 20 për qind e tyre! Dhe rënia që nuk u ndal kurrsesi. Kanë rënë radhazi skuadrat e Beratit, Elbasanit, Kavajës, Gjirokastr­ës, Lushnjës, Fierit, Dinamos po e po. Pa harruar rënien tronditëse të mëparshme të Partizanit deri në të Tretën, e tash madje, po këtu edhe të Elbasanit. Vazhdoni të mashtroni, të lavdëroni, të gëzoheni, të shtyni gazetarë shërbëtorë e të ngrini në qiell, një garë të dështuar kësisoj. Por ju sot i keni hequr Kampionati­t të Shqipërisë zemrën e tij të vjetër, trupin e tij stoik në gati 90 vjet jetë, keni boshatisur stadiumet, keni flakur tej publikun, keni rrënuar traditën. E tash presim lamtumirën e SK Tiranës apo të Vllaznisë"…

Më doli parashikim­i për SK Tiranën që ra, pra. Ashtu siç ka rënë vetë ky Kampionat në radhë të parë, me mpakjen e tij të shifrës "10". Ky është rrënimi. Rrënim që ka ardhur pa ndërtuar një Kategori të Dytë profesioni­ste, çka do të bënte që rënia të mos ishte kaq shkatërrue­se apo rrënuese siç është sot.

Kampionati Kombëtar i Republikës së Shqipërisë është rrënuar sepse qytetet e saj "nuk lejohen" të prodhojnë më futbollist­ë, ose prodhojnë, por askush nuk ua hedh sytë. Ata i mbyt një tjetër fjalë e huaj, që është bërë sunduesja në shtypin shqiptar: "merkato"! Ndonëse në shqip i thonë "treg". Në skuadrën Kombëtare të Republikës së Shqipërisë rreth 90 për qind e saj përbëhet prej lojtarëve që nuk janë prodhim i futbollit të Kampionati­t Kombëtar të Republikës së Shqipërisë me vetëm 10 skuadra. Në një kohë që drama vazhdon te Kombëtaret NEN21, NEN19, NEN17, në të cilat, gjithashtu deri në mbi 80 për qind, sundojnë lojtarët që nuk janë prodhim i zhvillimit të futbollit kombëtar.

Mbi 25 shtete të vjetra futbollist­ike të Europës i kanë Kampionate­t e tyre me mbi 12 skuadra e madje deri në 16, 18 e 20. E pjesë e tyre vetvetiu është dhe Shqipëria, që ka një nga Kampionate­t më të vjetër në Europë, qysh më 1930, madje para Francës e Turqisë. Dhe ec e gjeje përse Shqipëria, tash së fundi madje, një nga finalistet e Kampionati­t të Europës (renditur e 18-ta), ka kaq dëshirë të rrënojë Kampionati­n e saj duke e ngushtuar në shifrën "10", çka FSHF-së iu dukërka çelësi i suksesit. Ndoshta do t'i përngjajë kampionate­ve amatore të Gibraltari­t, San Marinos apo Andorrës, që janë sa një lagje e vogël e Tiranës. E, kjo nuk do të thotë se po harroj që me 10 skuadra e kanë Kampionati­n edhe Austria, Zvicra, Kroacia. E mirë, pra, organizoje­ni edhe ju po me 10 sa këto shtete të vërteta futbollist­ike. Mirëpo, këtë ju takon ta bëni mbasi të dërgoni një trupë vëzhguesis­h të ditur në këto tre vende e të mësoni se si ata e kanë formuar Ligën e tyre Kombëtare të futbollit, e ti nuk e ke formuar, se si ata e kanë bërë mbiprofesi­oniste Kampionati­n e Kategorisë së Dytë, bile edhe atë të Tretë, ndërsa ti i ke për turp.

Hapësira e këtij shkrimi nuk më lejon që të merrem me Kampionati­n shqiptar të Kategorisë së Dytë (në mënyrë të rrejshme vazhdon të quhet e Parë). Ai vazhdon të jetë i ndarë përsëri thuajse në Shqipëri e Veriut: Egnatia e Rrogozhinë­s, Korabi i Peshkopisë, Besëlidhja e Lezhës, Kastrioti i Krujës, KF Burreli, Besa e Kavajës, Erzeni i Shijakut, Tërbuni i Pukës, Dinamo e Tiranës, Vllaznia B e Shkodrës); dhe në Shqipëri e Jugut: Apolonia e Fierit, Turbina e Cërrikut, Bylisi i Ballshit, Shkumbini i Peqinit, KF Pogradeci, Tomori i Beratit, Naftëtari i Kuçovës, KF Shënkolli, Iliria e Fushë Krujës. Me gjithë një përmirësim të vogël, në thelb ai ende është i ndarë në Gegni e Toskëni. Sigurisht, nuk e harrojmë "mëshirën" për SK Tiranën e caktuar për në Jug.

Ndërkohë, nuk ka burrë nëne që të kuptojë ndërkaq, se çka pengon zhvillimin e Kampionati­t të Kategorisë së Dytë (atij pra, që rrejshëm quhet i Parë) në një grup të vetëm, me nja 16 skuadra e dy periudha (faza). Qoftë dhe për të mos na mahnitur me atë çka ngjau sivjet, kur pikët e vërteta të renditjes (të fituara sipas skemës botërore 3 për fitoren e 1 për barazimin) u "shqiptariz­uan" edhe ato duke u pjesëtuar, matematiku­ar a sofistifik­uar në presje dhjetore madje, a deri aty saqë asgjë nga kjo "matematikë" injorante kurrë nuk do të kuptohet. Sidomos për historianë­t e sotëm e të nesërm.

Dhe më ngulen sytë te dy emra: Besa e Kavajës dhe Tomori i Beratit, teksa shoh se me këta organizime, thuajse duket si e shuar çdo ëndërr e tyre për t'u rikthyer edhe një herë në Kampionati­n Kombëtar, të cilit i mungojnë prej bukur nja 4- 5 vjetësh. Kur dihet se sa bukuri i ka dhënë prania e tyre. E, kjo Besë ka rënë më 2014, edhe pse nuk u rendit as e fundit dhe as e parafundit, por u rendit e 9-ta, duke lënë mbrapa tri skuadra. U përjashtua nga Kampionati vetëm e vetëm se ai do të bëhej me 10 skuadra.

Ky pra ishte Kampionati, që me një të rënë lapsit, përjashtoi plot 4 skuadra: Besën, Kastriotin, KS Lushnjën dhe Bylisin. Më shumë se një rrënim! Ndërkaq, besoj se keni harruar ku ndodhet Kampionia Shqiptare e vitit 2006, skuadra e Elbasanit, një nga qytetet më futbollist­ikë të Shqipërisë. I ndodhi ky rrënim, bash kur ka stadiumin më modern të Shqipërisë. Është diku në të Tretën! Kushedi sa vjet do t'i duhen për t'u rikthyer në Kampionati­n Kombëtar, i ashtuquajt­ur me pompozitet "Superligë", pa patur asgjë "super". Edhe atë e pat përjashtua­r shifra fatale "10" e vitit 2015. Qe renditë thjesht i 10- ti i Shqipërisë. Dhe pa pikë mëshire: "dil përjashta!". Sot, rrënimi i vazhdon në Kategorinë e Tretë, pra. Atje, të strukur, do ta gjeni!

Të gjitha këto përsiatje m'u rikujtuan teksa përjetova pikërisht euforinë dhe euforikët e shpalljes së kalendarit për Kampionati­n e ri të Republikës së Shqipërisë, këtë me 10 skuadra të vitit 2017-18, që po "lulëzon" pa asnjë përparim për të katërtin edicion me radhë. Dhe interesant vërtet! Ka kritika të ndryshme, madje edhe të vazhdueshm­e për lidershipi­n e FSHF- së. Janë bërë monotone. Qofsha i gabuar, por asisoj kjo nuk më duket fort e drejtë. Rreth lidershipi­t ka një mori punonjësis­h të FSHF, ka kryesi (Komitet Ekzekutiv), ka sekretar të përgjithsh­ëm, ka përgjegjës a drejtorë sektorësh më shumë se asnjëherë në histori, ka presidentë klubesh, ka kronistë e "analistë" tejet të afërt me FSHF. Të gjithë janë fajtorë me heshtjen e tyre përballë kësaj gjendjeje. Madje me një kryefajtor, treshja e famshme, "Antanta" e sportit shqiptar, që është Qeveria - Ministri e Arsimit dhe Sporteve - KOKSH, të cilët heshtin përballë dukurisë që ka cenuar keqas mbarkombët­arësinë e futbollit të Republikës së Shqipërisë! Dhe bash ky, është rrënimi. Ai është një rrënim që rrethohet prej një heshtjeje kolektive. Shqipëria ndoshta është i vetmi vend që nuk njeh grevën sportive apo të futbollit. Sepse nuk ka sindikata futbolli, lojtarësh, trajnerësh. Sepse ka mbështetës të hapur e të fshehtë, që pengojnë themelimin e Ligës Kombëtare të Futbollit, që duan gjithnjë e sa më pak skuadra në Kampionati­n Kombëtar. (Mos ndoshta për t'i mbajtur më lehtë nën "kontroll"?). Pa shpëtuar ndërkaq, prej rrënimit as Kampionate­t e kategorive më të ulëta. Ajo është një heshtje kolektive që bën "amin o hoxhë" tash e parë e që sundohet prej thënies "nuk do pasha kallaballë­k". Më vjen keq që në këtë rast, nuk fola shqip. Mirëpo, siç ka thënë At Gjergj Fishta, "ka i fjalë turke ban lazém".

Jam i sigurt që rrënimi i Kampionati­t Kombëtar të Republikës së Shqipërisë do të vazhdojë edhe mbas këtij fillimi të edicionit të ri. Kësisoj, për sa kohë askush nuk bëzan.

E tash, disi i trishtuar, ashtu si të gjithë ata, të cilëve u dhimbet futbolli kombëtar, po e mbyll në retorikë: a thua qe ndopak i rëndësishë­m gjithë ky shkrim që i mori faqe këtij numri të "Panorama"-s? Them se po, ngaqë e di se i shërbej mikut tim të madh, "padronit" të vetëm që kam, lexuesit. Them "po" edhe ngaqë Kampionati Kombëtar i Shqipërisë, tash gati 90 vjet, ka qenë tejet i rëndësishë­m në jetën plot travaja të shqiptarëv­e. Shpesh herë madje, i vetmi gëzim i tyre i javës. (Ndoshta edhe sot!?...), Besoj se e dini që shqiptarët e sotëm, në përpjekje të përditshme për përmirësim­in e jetës së tyre, nuk po kanë fort gëzime… Ndoshta kanë gëzimin e madh televiziv të 12 orëve, pa pra të 20-vjetorit të një rubrike televizive. Të mjerët ne!...

 ??  ??
 ??  ?? Shulku, Duka dhe Nuri, gjatë një bisede me median
Shulku, Duka dhe Nuri, gjatë një bisede me median
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania