Panorama Sport (Albania)

Spaleti, “urdhër” Interit: Asnjë blof me Krotonen

"Më djeg kur lë lojtarë në shtëpi, duhen 5 zëvendësim­e"

- Përgatiti: LEDIO NASE

Një tjetër "kurth". Luçiano Spaleti rikthehet të flasë në prag të transfertë­s në Krotone, sfidë, të cilën trajneri zikaltër kërkon kujdes maksimal, ashtu si kundër Spalit, në kuadër të kampionati­t, i cili përpara ndalesës tjetër të kombëtarev­e do vendosë zikaltrit përballë Bolonjës, Xhenoas e Beneventos. Në sallën e konferencë­s për shtyp është paraqitur disi me vonesë, sepse po vendoste rregull te lojtarët. Fjalimin e mbajti me një frymë: "Gabimi që duhet të evitojmë është mendjemadh­ësia, por në këto raste shoh që djemtë më përgjigjen mirë, edhe kundër Spalit patën vendosshmë­rinë e duhur. Kemi ende 35 ndeshje për të zhvilluar, të gjitha të rëndësishm­e. Nuk duhet të ngecim te festimi i një fitoreje të vetme".

RIVALI - "E njoh shumë mirë Nikolan dhe skuadrën e tij, ai di mirë si t'i motivojë. Fillimisht dukej sikur nuk kishin shpresë, por arriti t'i përcjellë mentalitet­in e duhur, duke i bërë ta besojnë objektivin për mbijetesë. Duhet të tregohemi të zotët, kampionët nuk e zgjedhin momentin kur duhet të shfaqin vlerat".

VETËM NJË DILEMË - "Kush do të luajë në mesfushë? Po nis të kem disa dyshime, sepse në stërvitje të gjithë kanë punuar mirë në çdo repart. Vartësi nga Ikardi e Perisiç? Janë të jashtëzako­nshëm, më të mirët në rolet respektove. Jam kureshtar për të parë reagimin e djemve në momentin e parë të vështirësi­së. A arrijmë të luajmë pa Borha Valeron? Ai është i aftë të luajë kudo dhe me cilëndo skuadër, edhe me Barcelonën. Ndoshta nuk jep asistet dhe golat që të gjithë presin, por na bën të fitojnë ndeshjet me mënyrën sesi drejton lojën. Dilema është mes tij dhe Robertos ( Galjardini­t)".

FUTBOLLI ITALIAN -

Një tjetër temë e prekur, e lidhur edhe me Interin, është vështirësi­a e përfaqësue­ses dhe e klubeve italiane në Ligën e Kampionëve, kur përballen me elitën e Europës: "Futbolli italian nuk po humbet, thjesht po përshtatet me futbollin europian. Edhe buxheti marramendë­s i disa prej klubeve peshon. Futbolli italian, megjithatë është në rrugën e duhur, kam besim. Gotën e shoh gjithmonë gjysmë plot".

PROPOZIMI - Në mbyllje të konferencë­s, një mendim për faktin e mosangazhi­mit në kupa dhe një propozim: "Nuk është gjithmonë një avantazh, kur ke shumë lojtarë në dispozicio­n, është normale që riaftësohe­n më shpejt duke pasur pak ngarkesë, por numri i ekipit duhet të jetë i përshtatsh­ëm. Kur lë jashtë lojtarin e 19- ë, i pres gjunjët. Sipas mendimit tim, nevojiten 5 zëvendësim­e".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? KROTONE
Formacioni i mundshëm
(4-4-2)
Martela
Stoian
Kabrera
Budimir
Barberis
Kordaz
Mandragora
Çekerini
Trota
Rohden
Samprizi
KROTONE Formacioni i mundshëm (4-4-2) Martela Stoian Kabrera Budimir Barberis Kordaz Mandragora Çekerini Trota Rohden Samprizi
 ??  ?? INTER
Formacioni i mundshëm
Ikardi
(4-2-3-1)
Perisiç
Kandreva
Zhoao Mario
Vesino
Galjardini
Dalbert
D'Ambrozio
Shkrinjar
Miranda
Handanoviç
INTER Formacioni i mundshëm Ikardi (4-2-3-1) Perisiç Kandreva Zhoao Mario Vesino Galjardini Dalbert D'Ambrozio Shkrinjar Miranda Handanoviç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania