Panorama Sport (Albania)

Beqiri: Vllaznia do të vuajë në sulm

"Nisja është premtuese, por në të ardhmen duhet të afrohen lojtarë ofensivë"

- ADMIR URUÇI

Ish-futbollist­i dhe ishkapiten­i i ekipit të Vl laznisë, Elvin Beqiri, është shprehur optimist për Vllazninë e këtij sezoni. Sipas tij, është ndërtuar një skuadër, e cila pritet të jetë konkurrues­e në këtë sezon. Afrimet, sipas tij, janë të goditura. "Janë bërë afrime që të lënë të shpresosh për të ardhmen. Skuadra nuk duhet që të diskutojë më fjalën mbijetesë, por të shikojë për vendet e larta në tabelën e klasifikim­it. Dua të them se është ndërtuar një skuadër e mirë. Lojtarët e afruar kanë vlerat e duhura për të përballuar me sukses një sezon të tërë. Nisur nga kjo, së bashku me lojtarët aktualë, kam besim se do të ndërtojnë një skuadër kompetitiv­e në këtë sezon. Nuk e mendoj dhe as s'e çoj ndërmend se mund të jetë edhe në këtë sezon Vllaznia e një sezoni më parë që luftoi për mbijetesë. Jam optimist se gjithçka do të jetë më ndryshe në këtë sezon. Nuk mund të parashikoj se në çfarë vendi mund të renditet në fund të sezonit, por jam optimist se mund të kemi një skuadër që do të luftojë për sa më lart. Duhet të kemi besim në këtë drejtim. Megjithatë, ekipi nuk duhet të shikojë larg, por të fokusohet në objektivat që do t'i vërë vetes takim pas takimi", u shpreh ish-kapiteni. AFRIMET

Sipas Beqirit, afrimet e bëra janë cilësore, por ato tani duhet të jenë në funksion të ekipit. Favorizues­e, sipas tij, janë jo vetëm afrimet e treshes shkodrane, por edhe dyshja Orelesi e Ribaj, të cilët e njohin mirë kampionati­n shqiptar. "Mund të them se afrimet

janë bërë në këtë sezon, të paktën sipas meje, shumë cilësore. Shumë pozitiv, është afrimi i shkodranëv­e, të cilët përveç se kanë shumë cilësi, kanë edhe një impenjim më të madh për fanellën. Ata kanë kontribuar për ekipe të tjera duke treguar vlerat e tyre më të mira. Tani që u ka ardhur mundësia për një gjë të tillë, duhet që ta bëjnë edhe me ekipin e Vllaznisë. Lojtarët si Lika, Hasani apo Vucaj duhet të jenë liderë në këtë ekip. Vlerat e tyre tani shpresoj që do t'i tregojnë te Vllaznia. Këtë sezon janë afruar lojtarët që i

duhen skuadrës e kjo më bën që të shpresoj për një paraqitje edhe më të mirë. Po ashtu edhe Orelesi e Ribaj janë lojtarë më vlera dhe që kanë luajtur me ekipe ndër më të mirat e Superiores. Nuk njohim mirë vlerat e ganezit, por gjithsesi jam optimist se këto janë blerjet e duhura për Vllazninë", vijoi ish-mbrojtësi shkodran.

REPARTET

Beqiri u ka bërë një analizë të shkurtër edhe reparteve. Ai e shikon repartin e sulmit si pikën ku edhe duhet punuar me tepër, ndërsa beson tek një konsolidim i

shpejtë i mbrojtjes. "Mund të them me bindje se kemi një mesfushë të kompletuar me lojtarë cilësorë dhe me shumë konkurrenc­ë. Ndërsa mund të them se, momentalis­ht të paktën, si më shqetësues­e shikoj repartin e sulmit. Edhe në takimin e parë pamë që ekipi vuajti në këtë drejtim. Ndërsa mund të them se në mbrojtje, pavarësish­t se ende nuk kemi një konsolidim të këtij reparti, përsëri nuk e shikoj me syrin pesimist. Nëse Orelesi përshtatet shpejt me pozicionin ku po luan, mund të ketë një stabilitet në këtë repart. Sulmin

e shikoj momentalis­ht si repartin ku duhet riparuar", shtoi ai.

TEUTA

Vllaznia, sipas Beqirit, duhet që të ruajë vazhdimësi­në. Përherë në përballjet me Teutën kuqeblutë kanë pasur jo pak vështirësi. Mirëpo, sipas tij Vllzania ka shanse të shumta për të dalë me tre pikë nga një takim i tillë dhe në fushën e vetë duhet që të mos ketë asnjë objektiv tjetër veç fitores. "Ekipi nuk do të ketë asnjë alternativ­ë tjetër në stadiumin tonë veç arritjes së pikëve maksimale. Kemi bërë një nisje të mirë të këtij sezoni

dhe kërkohet që të vazhdohet edhe në takimin me Teutën një gjë e tillë. Kam besim se lojtarët nga takimi në takim do të rrisin nivelin e lojës së tyre dhe do të harmonizoh­en sa më shpejt. Fillimi duhet premtues. Mendoj se mundësitë janë për të marrë një tjetër tre pikësh kësaj here përballë Teutës, paçka se nuk e shikoj si të lehtë. Teuta përherë ka treguar futboll të bukur në Shkodër. Madje, kanë arritur që edhe të marrin maksimumin. Por unë kam besimin e plotë se Vllaznia do të marrë edhe tri pikë të tjera", përfundoi ai.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania