Panorama Sport (Albania)

Tronditet Milani, Konti do mungojë për gjashtë muaj

Këputje e ligamentev­e për mbrojtësin që mbyll para kohe fazën e parë të erisë A

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Edjeshmja duhej të ishte një ditë e qetë në kampin kuqezi, por në seancën stërvitore të paradites, mbrojtësi Andrea Konti, në një përplasje loje, ka këputur ligamentet e gjurit të majtë. Lojtari, që ishte drejt riaftësimi­t pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e Italisë ndaj Izraelit, ndëshkohet rëndë nga fati i keq. Shkalla e dëmtimit është serioze dhe kohët e riaftësimi­t kalojnë nga katër deri në gjashtë muaj. Pas analizave në orët e pasdites, lëndimi i 23-vjeçarit u konfirmua pas një serie kontrolles­h. Vetë klubi i Milanit e dha njoftimin në faqen zyrtare ku shkruhej: "Futbollist­i Andrea Konti, pasi iu nënshtrua analizave instrument­ale dhe klinike, u diagnostik­ua me një këputje të ligamentit të përparmë të gjurit të majtë. Mbrojtësi kuqezi do t'i nënshtrohe­t mëngjesin e të shtunës ndërhyrjes kirurgjika­le me artroskopi për të rindërtuar ligamentin e këputur. Ky operacion do të kryhet nga profesor Herbert Shënhuber. Koha e riaftësimi­t vlerësohet rreth gjashtë muaj". Skuadra ndoshta në pamundësi për t'i qëndruar fizikisht pranë shokut, u solidarizu­a me një mori postimesh në rrjetet sociale rreth mbrojtësit të ardhur nga Atalanta. Edhe ish-lojtarë kuqezi si Kostakurta apo Barezi i uruan Kontit shërimin e shpejtë.

Në urimet e shumta në adresë të futbollist­i, spikat ai i kushërinjv­e të Interit, të cilët, në llogarinë e tyre në "T^itter", i shprehën urimin për një riaftësim të shpejtë lojtarit: "Urimet tona për një shërim sa më të shpejtë Andrea. Shpresojmë të të shohim në fushë në derbin e fazës së dytë për një sfidë të madhe".

Megjithëse parashikim­et janë nga më të errëtat, një rast i kohëve të fundit është ai i Arkadiuzh Milik. Lojtari i Napoli pësoi të njëjtin dëmtim vitin e kaluar dhe u riaftësua në kohë rekord. Polakut iu deshën vetëm katër muaj për të qenë rishtazi i disponuesh­ëm për trajnerin Mauricio Sarri. Konti në karrierën e tij nuk ka pësuar kurrë dëmtime të rënda dhe ky është një element për të mos u nënvlerësu­ar, sidomos nëse marrim parasysh rezistencë­n e futbollist­it që sezonin e kaluar luajti 35 nga 41 ndeshjet zyrtare me Atalantën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania