Panorama Sport (Albania)

Kronologji­a e përplasjev­e mes portierit Hoxha dhe Moxhit

-

10 shtator

- Partizani priste Laçin në "Selman Stërmasi", por kapiteni Alban Hoxha figuronte në stolin e rezervave. Ky ishte një vendim i papritur për të pranishmit në stadium, por pas ndeshjes, trajneri Iuliano, mosaktiviz­imin e Hoxhës e justifikoi si një vendim të klubit për thyerje të rregullave. -Portieri u largua nga stadiumi pa dhënë arsye pse nuk luajti, por u mjaftua me një shprehje të shkurtër: "Pyesni drejtuesit pse nuk luajta".

- Pas ndeshjes, Luçiano Moxhi u tregua i drejtpërdr­ejtë duke sqaruar arsyet e pezullimit të kapitenit. Shkaqet kishin të bënin me kthimin me vonesë nga dy ndeshjet e Kombëtares, si dhe largimi pa leje nga grumbullim­i i ekipit, një natë para ndeshjes me Laçin. - Moxhi pohoi se pezullimi do të pasohet edhe me ndëshkim financiar.

11 shtator

- Zyrtarët e klubit insistuan pas seancës stërvitore, që Hoxha të dilte e të fliste para mediave, por portieri nuk pranoi, me arsyen se fjalët e tij mund të keqkuptohe­shin.

- Mësohet se Moxhi i ka vënë një kusht shtesë kapitenit, që ai të kthehet titullar: "Po nuk kërkove falje para shokëve të skuadrës, sa të jem unë te Partizani, ti nuk do të luash më".

12 shtator

- Klubi i komunikon gjobën 2 mijë eurosh portierit, penalizim, i cili vjen për shkak të shkeljes së rregullore­s.

13 shtator

-Partizani luan ndeshjen e parë të Kupës në Kuçovë, por sërishAlba­n Hoxha e nis nga stoli sfidën me Naftëtarin. Ky fakt tregon se ndjesa e kapitenit nuk kishte ndodhur ende.

14 shtator

-Moxhi konfirmon në mediat italiane lajmin e "Panorama Sport" për kushtin e vënë ndaj portierit se duhet t'i kërkojë falje ekipit, që të luajë. - Kapiteni Hoxha, disa orë më vonë, i kundërpërg­jigjet indirekt "Big Luçianos" me një postim në "Instagram": "Never give up" (kurrë nuk dorëzohem).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania