Panorama Sport (Albania)

Dëmtimet, përgjysmoh­et Partizani

Probleme gjatë sean ës së djeshme kanë shfaqur edhe Adorjan, Malota dhe !dgar Çani

- ILIR CARA

Fitorja 6- 2 në ndeshjen e Kupës në Kuçovë ndaj Naftëtarit ka lënë pasoja te të kuqtë e kryeqyteti­t, pasi janë konfirmuar firot për përballjen e javës së dytë me Kukësin, takim i cili do të luhet të hënën, ora 19:00 në "Selman Stërmasi". Ndeshja me Naftëtarin nuk i ka sjellë fat Arbnor Fezjullahu­t, pasi në minutën e 17të të pjesës së parë, ai lë fushën i dëmtuar dhe në vend të tij aktivizohe­t Malota. Pas ekzaminime­ve mjekësore të kryera gjatë ditës së djeshme është konfirmuar mungesa e Fejzullahu­t për ndeshjen me Kukësin. Pas kryerjes së vizitave mjekësore, mbrojtësi ka mbërritur dje në terrenin stërvitor nën shoqërinë e mjekut të ekipit, ku ka takuar edhe stafin teknik. Dukej qartë problemi i lojtarit, pasi çalonte edhe kur ecte. Sipas njoftimit të klubit, thuhet se Fejzullahu për disa ditë do të ndjekë një fazë riaftësimi dhe më pas të bashkohet me grupin. Mungesa me Kukësin është e konfirmuar për 24-vjeçarin, por mbetet për të parë nëse ai do të rikuperohe­t në kohë për ndeshjen pasardhëse në kampionat, ku do të jenë mysafirë në Korçë.

SHQETËSIME­T E TJERANdonë­se stafi teknik e la pushim ekipin një ditë pas ndeshjes së Kupës, në radhët e të kuqve kishte lojtarë që ndiheshin ende të ngarkuar nga përballja me Naftëtarin. Mesfushori Kristian Adorjan është përgatitur dje i veçuar nga grupi, ku gjatë gjithë kohës ka qenë nën mbikëqyrje­n e përgatitës­it atletik, Korado Sakone. Mbrojtësi Renato Malota e ka lënë në mes seancën e djeshme, pasi ka pësuar një tërheqje të lehtë në pulpën e këmbës së majtë. Gjithsesi, lëndimi i lezhjanit nuk duket problemati­k dhe sot shpresohet që ai të përgatitet bashkë me grupin. Edhe Edgar Çani nuk ka marrë ngarkesë të plotë stërvitore gjatë seancës së djeshme. Mësohet se për shkak

të ngarkesës dhe problemit të mbartur, sulmuesi e ka ndjekur nga pankina pjesën e dytë të përgatitje­ve të djeshme. Gjithsesi, trajneri Iuliano i ka marrë masat për formacioni­n, edhe sikur të gjithë të lartpërmen­durit të mos jenë të gatshëm për Kukësin. Labinot Ibrahimi parashikoh­et në të djathtë të mbrojtjes në vend të Fejzullahu­t, ndërsa dyshja e qendrës dje iu besua Atandës dhe Krasniqit. Bardhi u provua gjatë seancës së djeshme në vend të Adorjan, por gjithçka konsideroh­et provizore, pasi vetëm Fjezullahu është i konfirmuar si mungesë e sigurt.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania