Panorama Sport (Albania)

Kukësi për të thyer tabunë ndaj Partizanit, asnjë fitore në kryeqytet

Trajneri Milinkoviç suksesin e bazon te mesfusha

-

Kukësi ka një dëshirë të madhe dhe të vjetër, që të arrijë të mposhtë Partizanin në Tiranë, pasi në asnjë përballje të Superiores nuk ka arritur që të dalë fitimtar në kryeqytet. Shifrat e 15 përballjev­e mes Partizanit dhe Kukësit anojnë ndjeshëm nga të kuqtë, që dominojnë ndaj verilindor­ëve me 8 fitore dhe dy humbje. Pesë takime të tjera janë mbyllur në barazim. Edhe golavarazh­i është në favor të Partizanit, 126. Por ajo që bie në sy te Kukësi është që transferta me "demat" është kthyer në tabu, pasi në asnjë rast nuk kanë arritur që të fitojnë. Në shtatë sfida, ku Partizani ka qenë pritës, janë arritur 3 fitore për "demat" dhe 4 barazime. Fitorja e fundit në Tiranë e Partizanit ka qenë më datë 16 shkurt 2016, ku në krye të Kukësit ishte Klodian Duro. Partizani në këto shtatë takime ka shënuar 5 gola ndaj Kukësit dhe ka pësuar vetëm 2 gola. Ky takim ka një specifikë të veçantë, pasi verilindor­ët mbajnë statusin e kampionit, ndaj dhe vetëbesimi është dhe më i lartë. Objektivi i trajnerit Milinkoviç dhe skuadrës së tij është thyerja

e tabusë, marrja e tri pikëve në Tiranë. FORMACIONI- Trajneri Milinkoviç ka hartuar një strategji se si do t'i bëj ballë Partizanit, i cili është riformatua­r gjatë verës, ashtu si verilindor­ët. Trajneri ka testuar dje më shumë mesfushën, pasi malazezi Krkotiç është në dyshime për këtë takim. Dilema e trajnerit serb është nëse ai do luaj me 5 mesfushorë dhe me një sulmues, apo me dy sulmues dhe me katër mesfushorë. Me shumë gjasa tekniku do zgjedhë të luaj me Alijev si sulmues pykë i ndihmuar nga Bakaj. Në dyshim është Albi Alla, por stafi mjekësor po bën maksimumin për ta rikuperuar plotësisht në kohë. Porta do të mbrohet nga Enea Koliçi Mbrojtja do të përbëhet nga kapiteni Hallaçi, Shameti e Alla dhe Imami. Nëse Alla nuk ia del në kohë, në vend të tij në qendër të mbrojtjes do të luaj Rustem Hoxha. Mesfusha është çelësi i suksesit të Kukësit dhe trajneri atje i ka sytë për të arritur qëllimet e tij në këtë takim. Shtubina do ta nisë nga minuta e parë të hënën, në qendër të mesfushës pritet të luajë Musolli dhe Krkotic, në të majtë Bakaj, ndërsa sulmi do mbulohet nga azeri Rauf Alijev. Para mesfushës dhe mbas sulmit do të luajë Hair Zeqiri. Por, trajneri ka dhe një zgjidhje tjetër. Nëse Kale ndihet plotësisht i rikuperuar, ai mund të ulë në stol Krkotiç. Vendin e malazezit e zë Zeqiri, ndërsa Kale spostohet në të majtë dhe Bakaj mbas Alijev. S. Sulozeqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania