Panorama Sport (Albania)

Safet Gjici motivon ekipin, shpërndan rrogat para kohe

-

Kukësi po përgatitet për ndeshjen e javës së dytë, ku verilindor­ët do përballen ndaj rivalit të tyre për titull, Partizanit. Të gjitha sfidat ndaj kryeqyteta­sve kanë qenë mjaft të zjarrta, si në fushë, po ashtu dhe jashtë saj. Por në sezonin e fundit ka pasur akuza dhe kundërakuz­a nga të dyja kampet, sidomos ndërmjet dy presidentë­ve, Safet Gjici dhe Gaz Demi. Të dy presidentë­t e dëshironin titullin, por në fund ishte Gjici ai që e bëri të tijën kurorën. Edhe në këtë fillim sezoni, dëshira që këto dy ekipe të mundin njëratjetr­ën është e zjarrtë, pasi në mbledhjen e së enjtes ishte numri një i verilindor­ëve, ai që u komunikoi lojtarëve dhe stafit se, mjafton që Kukësi të fitojë ndaj Partizanit dhe ata janë të falur për nisjen e dobët të sezonit të ri. Madje, presidenti Gjici dje ka shkuar më tej, pasi për të karikuar e mbështetur ekipin para ndeshjes me Partizanin, ka urdhëruar zyrën e financës për t'u dhënë rrogat lojtarëve dhe stafit. Deri këtu çdo gjë duket normale, por favori i presidenti­t për ekipin është se rrogat u janë shpërndarë atyre një javë më herët sesa është data normale e pagesës. Ekipi duhet të merrte rrogat e gushtit pas datës 20 shtator, rroga, të cilat janë shpërndarë dje, disa ditë më parë. Qëllimi është i qartë, të gjithë futbollist­ët duhet të jenë të motivuar dhe me disa lëvizje kreu i klubit i ka prekur në sedër dhe u ka treguar se ai po e kryen më së miri detyrën e tij, ndërsa ata duhet ta kryejnë më së miri punën në fushën e blertë. Kërkesa është që ndaj Partizanit duhet të tregojnë sesa vlejnë, pasi forcat maten me rivalët direkt. S. Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania