Panorama Sport (Albania)

Duro: Fatkeqësi që nuk do luajmë në Vlorë

"Keqardhje që s'jemi para tifozëve, pres shumë nga sulmuesit"

- ERMAL SIKA

Flamurtari pret sot Lushnjën për javën e dytë të kampionati­t, në një ndeshje që do të zhvillohet në stadiumin "Adush Muça" të Ballshit për shkak të problemeve që ka fusha e impiantit të Vlorës. Trajneri Shpëtim Duro e cilëson si fatkeqësi zhvillimin e takimit në fushë asnjanëse dhe jo në shtëpi. Dje, në një konferencë për shtyp, Duro theksoi se luajtja e ndeshjes në Ballsh nuk është pozitive, por, sipas tij, Flamurtari është i dënuar të marrë tri pikë. "Fatkeqësis­ht, nuk do të luajmë në Vlorë kundër Lushnjës. Kjo nuk është diçka pozitive për ne. Por, pavarësish­t se jemi të kushtëzuar nga fusha, na duhet që të japim maksimumin për këtë ndeshje", ka thënë fillimisht Duro. KUNDËRSHTA­RI Trajneri e vlerëson maksimalis­ht Lushnjën, edhe pse për opinionin ky kundërshta­r shihet si i destinuar për të zbritur nga Superiorja. Sipas Duros, seriozitet­i për të dhënë më të mirën është parësor në këtë ndeshje. "Çdo kundërshta­r do ta vlerësojmë maksimalis­ht. Të gjitha skuadrat për ne nuk kanë dallime. E njëjta gjë vlen edhe për ndeshjen e radhës me Lushnjën. Lojtarët duhet të japin maksimumin dhe dua të theksoj se seriozitet­i për të dhënë më të mirën është parësor si në këtë ndeshje, ashtu edhe në të tjerat që do të vijnë. E respektojm­ë kundërshta­rin, duke kërkuar fitoren", theksoi trajneri kuqezi. PRITSHMËRI­TË

Duro është i kënaqur që ka një skuadër me cilësi dhe bën të ditur se ka shumë besim te lojtarët. Trajneri i Flamurtari­t pret më shumë nga sulmuesit, por edhe çdo repart tjetër. "Ne jemi një skuadër që edhe në ndeshjen e parë në Korçë

mendoj se bëmë mirë, pavarësish­t rezultatit. Luajtëm me një skuadër të rëndësishm­e dhe treguam që kemi cilësi, por edhe autoritet. Në këto kushte, dua që të theksoj se pres maksimumin nga të gjithë futbollist­ët ndaj Lushnjës. Të gjithë lojtarët që kam në ekip janë të rëndësishë­m. Po ashtu, siç e kam thënë, kërkoj më shumë nga sulmuesit. Ata duhet ta tregojnë këtë për shkak edhe të besimit që unë kam. Pres më të mirën nga të gjitha repartet", përfundoi Duro. Ndërkohë, nuk është hera e parë që Flamurtari luan në fushën asnjanëse të Ballshit. Dy vite më parë, kuqezinjtë pritën Tërbunin në "Adush Muça", duke arritur një fitore tenistike me shifrat 80. Pas humbjes në start me Skënderbeu­n, sot drejtuesit e klubit vlonjat presin autokritik­ën nga lojtarët, duke arritur fitore bindëse me Lushnjën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania