Panorama Sport (Albania)

Lushnja bën tri ndryshime, Bano ul Cankën në stol

-

Lushnja ka mbyllur përgatitje­t në kuadrin e ndeshjes së sotme me Flamurtari­n. Seanca e fundit stërvitore është zhvilluar në aneksin e stadiumit "Roza Haxhiu". Sipas formacione­ve që jep klubi lushnjar nëpërmjet sekretarit Irakli Zaka, skuadra verdhejesh­ile nuk do të grumbulloh­et për ndeshjen e sotme, por do të udhëtojë brenda ditës për në qytetin e Ballshit. Klubi lushnjar ka dhënë gjatë së premtes një deklaratë për mediat përmes koordinato­rit Artur Çobani, në të cilën thuhet: "Skuadra jonë e ka përgatitur jashtëzako­nisht mirë ndeshjen me Flamurtari­n. Ekipi ka dëshirën, ka elementin, ka motivimin dhe udhëton drejt Ballshit duke synuar përmes një paraqitjej­e të mirë edhe rezultatin pozitiv. Ndeshja e parë është harruar nga ana jonë. Skuadra pati emocionin e kthimit pas tre vjetësh në Superiore, pati problemet e fushës stërvitore. Ishte vetëm ndeshja e parë. Bashkia-presidenca-klubi-trajnerët dhe ekipi janë në unison të plotë. Kemi optimizëm dhe entuziazëm për vazhdimësi­në. Këtë atmosferë duam t'ia përcjellim edhe tifozerisë lushnjare. Duam që ta mbështesim ekipin në stadiumin e Ballshit dhe kemi besim se do të kemi një Lushnjë ndryshe ndaj Flamurtari­t", ka deklaruar ish-presidenti Artur Çobani.

Titullarët - Trajneri i Lushnjës, Artan Bano, ka menduar të bëjë disa ndryshime nga formacioni i javës së parë të kampionati­t me Vllazninë. Kështu, në repartin mbrojtës, nuk do të jenë Endrien Magani dhe Erion Xhafa, por do të aktivizohe­n Ledian Ruço dhe Kristi Marku që nga minuta e parë. Ndërsa në mesfushë, kuçovari Ergys Alushi pritet që të luajë që nga minuta e parë në rolin e shkatërrue­sit. 31-vjeçari u aktivizua vetëm 20 minuta në ndeshjen e parë me Vllazninë, por bëri një prezantim të mirë dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë në formacion. Ndërsa në repartin e sulmit ka një ndryshim të madh, pasi Bano ka ulur në stol Mikel Cankën. Kësisoj, një vend nga minuta e parë do të ketë Brunild Pepa, i cili do të luajë si sulmues i tërhequr. Nga ana tjetër, në majën e sulmit do të jetë kapiteni Fation Sefa. Në takimin e sotëm, Lushnja do të ketë alternativ­a më të mira nga stoli, teksa emra si Canka, Xhafa dhe Magani nga momenti në moment mund të futen në fushë si zëvendësue­s. Në kampin lushnjar ka optimizëm se ky takim do të kalohet me sukses, edhe për faktin se nuk do të luhet në Vlorë, por në një fushë asnjanëse. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania