Panorama Sport (Albania)

Lena karikon Teutën: S'na intereson kundërshta­ri, në Shkodër për... pikë

Kapiteni i durrsakëve: S'ka rëndësi kush shënon, duam rezultat

-

Nijaz Lena ka besim se Teuta do të marrë rezultat pozitiv në ndeshjen ndaj Vllaznisë. Mesfushori i ekipit durrsak thotë se lojtarët janë në gjendje shumë pozitive dhe pavarësish­t forcës së kundërshta­ritm mund t’ia dalin të marrin pikë në Shkodër. “Grupi ynë është i plotë, jemi më pak të ngarkuar psikologji­kisht në krahasim me ndeshjen ndaj Luftëtarit, pasi luanim në fushën tonë dhe ishte ndeshja hapëse e këtij kampionati për ne. Ndaj Vllaznisë shpresoj që çdo gjë do të flasë për ne, por kjo duke derdhur djersë në fushë. Shkodranët

kanë një ekip mjaft të mirë dhe që e kemi vlerësuar gjatë gjithë javës në stërvitje. Po përgatitem­i me seriozitet, pa bërë llogari se me kë do luajmë apo të bëjmë krahasime me forcën e kundërshta­rit, për ne e rëndësishm­e të kemi ecuri pozitive si skuadër, e jo të

shohim nëse kundërshta­ri ka fituar apo jo, nuk shikojmë sa pikë ka marrë dhe sa ka lënë. Për ne rëndësi ka përgatitja dhe ajo çka bëjmë ne në ndeshjet që luajmë. Nuk dua të bëj deklarata rreth objektiva pasi kampionati sapo ka filluar dhe objektivat ia kemi vënë si detyrë

vetes dhe rrugës do të shohim çdo të bëjmë. Kemi një skuadër, në të cilën është investuar shumë. Kemi një staf të kompletuar, kushtet e stërvitjes dhe jo vetëm, janë ndër më të mirat në Shqipëri. Lena u pyet gjithashtu nëse ka dëshirë të shënojë gola dhe të jetë vendimtar për ecurinë e ekipit, por ai tha se kjo ka pak rëndësi. Mesfushori i durrsakëve nuk është i fiksuar pas golave, por pas rezultatev­e të arritura nga skuadra. “Dua të them që më e rëndësishm­e është ecuria dhe marrja e tri pikëve, golin ta shënojë dhe mbrojtja, mjafton të fitojmë dhe të bindim në lojë. Unë nuk kam qenë kurrë nga ata lojtarë që kam dashur të shënojë, apo të dallohem mbi kolektivin. Dua që vetëm skuadra të arrijë rezultate pozitive dhe shpresoj të vazhdojmë rrugën që kemi nisur.”, ka thënë kapiteni i Teutës. Jeton Rexhmati

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania