Panorama Sport (Albania)

Gjymtohen në Ukrainë, ndryshon mbrojtja korçare

Shansi i Alitit, vetëm dy seanca në dispozicio­n para ndeshjes

- LLAZI SARO

Veç humbjes në ndeshjen e parë të fazës në grupe të Ligës së Europës, Skënderbeu është kthyer i "sakatuar" nga kjo transfertë e largët në Ukrainë. Jo vetëm ndeshja që kishte një impenjim të lartë dhe një rendiment të madh fizik, kryesisht përballë një ekipi që vraponte shumë në fushë, por edhe loja e fortë fizike që bënin kundërshta­rët, e kanë penalizuar Skënderbeu­n në prag të kampionati­t. Trajneri Ilir Daja duket se ka dy dilema të mëdha tashmë për sa i përket formacioni­t që do të hedhë në fushë të hënën. Bëhet fjalë pikërisht për Tefik Osmanin dhe Bajram Jashanicën, që kanë dalë nga stadium "Olimpiski" i Kievit të dëmtuar dhe nuk dihet nëse do të jenë gati për ndeshjen e radhës. Ajo që do të vendosë do të jetë seanca e fundit stërvitore, që ekipi do të zhvillojë të dielën, në prag të takimit me ekipin e ngjitur këtë sezon në elitë. Sot, dy mbrojtësit pritet të mos kryejnë stërvitje me grupin, teksa stafi mjekësor do të shikojë edhe një herë se çfarë shkalle dëmtimi kanë. Si Osmani dhe Jashanica u dëmtuan në pjesën e dytë ndaj Dinamos së Kievit dhe u detyruan të zëvendësoh­en. Vetëm të dielën pritet që të jepet verdikti përfundimt­ar, por duket se rrotacioni që Daja ka përmendur vazhdimish­t, është i pashmangsh­ëm. I detyruar nëse mungon Jashanica dhe Osmani, trajneri bardhekuq do të duhet të zgjidhë dilemat në prapavijë dhe në mesin e fushës. Duket se ka

ardhur momenti që Fidan Aliti ta nisë si titullar në mbrojtje, duke debutuar me fanellën e Skënderbeu­t edhe në Kategorinë Superiore. Ndërkohë, vetëm dy seanca stërvitore do të ketë Skënderbeu në dispozicio­n për të përgatitur takimin ndaj Kamzës. Dje e gjitha dita ka shkuar në udhëtim për korçarët, teksa u kthyen në mbrëmje në Shqipëri.

 ??  ?? Jashanica dhe Osmani gjatë ndeshjes në Kiev
Jashanica dhe Osmani gjatë ndeshjes në Kiev
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania